DETAJET/ Gjendet makina e djegur në Shkodër dhe një armë, reagon policia: Dyshohet se…

Jul 15, 2018 | 13:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas ngjarjes së rëndë ku një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij u gjetën të vrarë në makinë, të tjera detjae janë bërë të ditura nga hetimet.

Siaps informacioneve mësohet se një mjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Shkodrës.

Makina e djegur
Makina e djegur

Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku mbetën të vdekur burrë e grua.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton nga Shkodra se në mjetin e djegur është gjetur një armë automatik dhe dyshohet të jetë dhe arma që është përdorur për vrasjen e dyfishtë.

Arma bashkë me mjetin dyshohet se janë djegur për të humbur gjurmët e vrasjes.

Njoftimi i policisë

Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.

Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike.

EMRI/ Krim i rëndë në Shkodër, gjendet i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij (FOTO)

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm pasi është gjetur u vrarë në makinë ish-polici, Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

vrasja ne shkoder

Ngjarja mendohet se ka ndodhur gjatës orëve të natës ndërkohe që në mëngjes është mësuar për vrasjen e tyre.

Çifti ndodheshin në një makine tip Benz me targe AA 006 HA. Policia është ne vendngjarje ndërsa ende janë të paqarta motivet e vrasjes ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës kur Breçani shërbente në Policinë e Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura