Dëshmia e gardistit për 21 janarin

Dec 29, 2011 | 12:54
SHPËRNDAJE
Nga protestat e 21 janarit

Zbardhet dëshmia e njërit prej gardistëve që bënin pjesë në “grupin e zjarrit”, të akuzuar nga prokuroria se kanë qëlluar me armë në drejtim të demonstruesve një vit më parë, duke lënë katër të vdekur. Personi në hetim, Sadik Çela, sipas dokumenteve të Prokurorisë së Tiranës, pohon se ka qenë një nga efektivët e Gardës së Republikës që ka bërë qitje paralajmëruese në ajër pasi është hapur me forcë porta kryesore e rrethimit të Kryeministrisë. Në procesverbalin e dëshmisë së efektivit të Gardës së Republikës citohen detaje që tregojnë se Garda, atë ditë, më 21 janar, pas informimit se protesta e opozitës do të kthehej në demonstratë, janë marrë masa shtesë sipas një plani të përcaktuar qartë me shkrim. Gardisti ka thënë se “qitjet i kam kryer në përputhje me rregulloren (duke kontrolluar këndin e tytës së armës gjatë qitjes në ajër)”. Sipas dëshmisë së gardistit, qitja në ajër është bërë pas paralajmërimit disa herë me megafon, si dhe dhunës me gurë, pllaka dhe bomba molotov që ushtrohej në drejtim të efektivave të Policisë dhe të Gardës së Republikës nga demonstruesit e dhunshëm.
KUNDËRAKUZA
Në kushtet kur predhat e gjetura në trupat e pajetë të shtetasve Aleks Nika dhe Faik Myrto nuk përputhen me ekspertizë me armët e Gardës, prokuroria ka si të vetmin fakt akuzues provat se gardhi metalik i Kryeministrisë ka shenja plumbash. Në letrat e organit të akuzës, në atë pjesë të dosjes ku flitet për “grupin e zjarrit”, nuk jepet, megjithatë, ndonjë përshkrim nëse shenjat në murin rrethues të Kryeministrisë kanë të përcaktuar drejtimin e lëvizjes së mjetit që i ka shkaktuar ato. Sipas logjikës së prokurorisë, do të duhej që shenjat të kishin drejtimin nga brenda Kryeministrisë për jashtë saj, duke qenë se me këtë fakt aludohet se të shtënat e gardistëve nuk kanë qenë në kënd të lartë, pra nuk kanë qenë qitje në ajër, por kanë qenë qitje në drejtim të protestuesve. Ndonëse predhat e gjetura në trupat e dy viktimave nuk janë përputhur me armët e Gardës, prokuroria, duke iu referuar pamjeve të ndryshme televizive, ka ngritur akuzë ndaj gjashtë gardistëve që bënin pjesë në “grupin e zjarrit”, efektiva të pajisur me armë zjarri dhe me municion luftarak. Sipas planit të masave, më 21 janar, te Kryeministria ka pasur një kategori gardistësh që kanë qenë të pajisur me plumba manovër për trembjen e turmës. Ekspertizat shkencore deri tani kanë gjetur dhe kanë përcaktuar vetëm një vrasje, atë të Ziver Veizit. Sipas ekzaminimeve shkencore dhe balistike, vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur me armën automatike MP-5, 9 milimetërshe, e cila ditën e ngjarjes, më 21 janar, është përdorur nga gardisti Agim Llupo. Ky i fundit mbahe

Misteri: 17 gëzhoja nuk janë të 51 armëve të Gardës
Prokuroria e Tiranës ka pohuar në dosjen e saj për grupin e zjarrit, se 17 gëzhoja të gjetura në vendngjarjen ku mbetën të vdekur katër persona, nuk u përkasin armëve të Gardës së Republikës. “Rezulton e provuar se gjatë zhvillimit të tubimit është ushtruar dhunë nga shumë pjesëmarrës me mjete të forta rrethanore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin. Po kështu, pas përfundimit të demonstratës ka rezultuar se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues, e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa disa ditë më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar se vdekja e këtyre shtetasve gjatë demonstratës ka ardhur si rezultat i goditjes me armë zjarri, pasi secili prej tyre ka marrë nga një plumb. Pas sekuestrimit të të gjitha armëve të përdorura nga efektivat e Gardës së Republikës ditën e demonstratës për ruajtjen e institucionit të Kryeministrisë, ato i janë nënshtruar ekspertimit balistik. Sipas konkluzionit përfundimtar të aktit të ekspertimit balistik nr.1022, datë 08.02.2011, rezulton se: nga 131 gëzhojat e gjetura në vendngjarje, brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe kryesisht në pozicionet ku ishin vendosur rojet e Gardës së Republikës, 117 prej tyre janë qitur nga 51 automatikë 9 mm të sekuestruara te Garda e Republikës.

TRAZHGIM SOKOLAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura