Deputeti i PS propozon ndryshimin e Kodit Rrugor: Çfarë ndodh nëse u bllokohet patenta

Jul 1, 2018 | 19:59
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka propozuar një ndryshim në Kodin Rrugor për shtetasit me patenta joshqiptare që qarkullojnë në vendin tonë.

Sipas këtij ndryshimi, të gjithë ata shtetas të cilët kryejnë shkelje të kodit rrugor dhe duhet tu bllokohet leja e drejtimit, mund të kenë një mundësi për ta marrë atë pa procedura burokratike.

pjerin ndreu

Aktualisht “Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe, per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, nga Institucioni i Prefektit, ne juridiksionin e te cilit eshte konstatuar shkelja, sipas pikes 1 te ketij neni. Prefekti, brenda 5 diteve, njofton organin e Policise Rrugore per vendimin e marre, duke i derguar ate se bashku me lejedrejtimin. Organi i Policise Rrugore pergjigjet per administrimin e dokumentacionit dhe dergimin e tyre, brenda 5 diteve, ne Drejtorine Konsullore te Ministrise se Jashtme”.

Me ndryshimin e propozuar nga deputeti socialist, shoferi që shkel rregullat e qarkullimit, mund ta marrë mbrapsht lejen e drejtimit pa i hyrë procedurave të gjata burokratike, duke paguar dyfishin e gjobës maksimale që është parashikuar në Kodin Rrugor.

drafti i ndreut

Argumentet e Ndreut:

  1. Ndryshimi dhe shtesat ne piken 3 te nenit 127 behen me qellim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-se, me qellim qe edhe vendi yne te vendose dhe te aplikoje ato standarde;
  2. Propozimi per dyfishim te sanksionit me mase administrative ne “kembim” te mospezullimit te lejedrejtimit per drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi te leshuar nga nje shtet i huaj, do te jete nje mase lehtesuese per drejtuesit e mjeteve;
  3. Ky ndryshim do te kete nje impakt mjaft pozitiv per drejtuesit e mjeteve nga Kosova, te cilët transitojne ne Shqiperi 9do fundjave dhe sidomos per sezonin turistik;
  4. Impakt pozitiv ndryshimi do te kete edhe per drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombesi te huaj, te cilet do te ndiejne “shtrengesen” ne pagesen e nje mase dyfish per shkeljen e kryer dhe nuk do te kene vonesa dhe humbje te panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit per te aplikuar per falje etj.;
  5. Ndryshimi i propozuar do te sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve te mesiperme te parashikuara dhe vjelja dyfish te shumes se mases administrative te parashikuar per dispoziten e shkelur;
  6. Amendimi i propozuar do te ndikoje drejtperdrejt per eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe te perceptimit negativ qe ekziston ne publik per Policine Rrugore, e cila sot aplikon masat per kete kategori ne zbatim te dispozites perkatese, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet ne legjislacionet rrugore te huaja me ligjin shqiptar e krijojne kete perceptim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura