Deputetët e opozitës çojnë në Kushtetuese ligjin për Akademinë e Shkencave, Zhupa: Krijon pension luksi për deputetët e PS! Ja kush firmosi nga grupimi i Bashës

May 10, 2024 | 11:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka çuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi nga 37 deputetë të opozitës, kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave.

-640-0-1670431175xgjykata-kushtetuese-739

Në një prononcim për mediat, Zhupa u shpreh se në ligj janë evidentuar shkelje proceduriale dhe përmbajtjesore, që sipas saj garantojnë “vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave”.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se “ky ligj u bë që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë të caktuar Koçi dhe Beqiraj, mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi”.

Po ashtu, në 37 deputetë që i janë bashkuar padisë, ka pasur edhe deputetë të grupimit të Lulzim Bashës, ndër të cilët Zhupa përmendi Oriola Nebiajn.

“Komisioni i Medias ishte Komisioni përgjegjës ku kaloj ky ligj. Ka deputetë të grupimit të Bashës që kanë firmosur, ka qenë Oriola Nebiaj që ka firmosur. Ja kam kërkuar edhe zonjës Açka mbështetjen, por nuk e kam marrë këtë mbështetje’, tha ajo.

Ina Zhupa: Bëhet fjalë për ligjin për Akademinë e Shkencave, që është kaluar me votat e mazhorancës, për disa ndryshime në këtë ligj, që garantonte futjen  hundës së politikës në Akademinë e Shkencave. Ky ligj u bë për të politizuar akademinë, është një ligj antikushtetues.

Është një ligj që garanton që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë të caktuar Koçi dhe Beqiraj, mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi. Ky ligj ka dy lloj shkeljesh të cilat kemi ardhur në Gjykatë Kushtetuese, kanë firmosur 37 kolegë deputetë.

Shkeljet janë kushtetuese proceduriale dhe shkelje kushtetuese përmbajtjesore. Konkretisht ky ligj shkel disa nene të Kushtetutës. Në shkeljet porceduriale, e ka pranuar edhe Presidenti i Republikës, i cili është palë e thirrur në këtë padi.

Shkeljet përmbajtjesore lidhen me faktin që anë krijuar papabarazi në Akademi. Po ju marr një shembull, akademikët mbi 75-vjeç bëhen akademik emeritues dhe zhvishen nga detyrimet dhe kanë vetëm të drejta. Nuk kanë mundësi që të përfaqësojnë. Kryetari ka të drejta të firmosi, të drejtojë.

Në momentin që ka kaluar ky ligj, kush është mbi 75-vjeç bëhet edhe emeritus dhe kryetar, te marri kompetenca sipas dëshirës. Të gjithë 75-vjeçaret mund të kishin të njëjta të drejta, ose asnjëri prej tyre. Nuk mund të ketë ligji dy standarde. Të gjithë nuk lejohen, atij që është kryetar ose ai që është i lidhur me politikën. Në këtë mënyre shkelet Kushtetua dhe koncepti bazë  barazisë para ligjit. Kam advokuar për një Akademi shkencash larg politikës, që prodhojnë për interesin publik të pa ndikuar nga politika.

Komisioni i Medias ishte Komisioni përgjegjës ku kaloj ky ligj. Ka deputetë të grupimit të Bashës që kanë firmosur, ka qenë Oriola Nebiaj që ka firmosur. Ja kam kërkuar edhe zonjës Açka mbështetjen, por nuk e kam marrë këtë mbështetje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura