Delvinë, masakrohet brenda shtëpisë së tij 78-vjeçari

Jul 31, 2013 | 13:14
SHPËRNDAJE

Fshati Tatzat në Delvinë, ku ndodhi ngjarja
Masakrohet në ban-esën e tij një 78-vjeçar. Trupi i pajetë i Sulo Mejdanit, i cili jetonte i vetëm në fshatin Tatzat të Delvinës, u gjet mbrëmjen e së hënës, pas interesimit të familjarëve të tij.  Dyshohet se krimi ka ndodhur rreth 4 ditë para zbulimit të tij, ndërsa po hetohet pista e grabitjes ose ajo e një grindjeje për arsye ende mister.
Mësohet se ka qenë djali i viktimës që jetonte në Sarandë, Elez Mejdani, ai që ka shprehur i pari shqetësimin për babanë e tij. I moshuari jetonte prej vitesh i vetëm në shtëpinë e tij në Tatzat. Sipas banorëve të zonës, ai ishte trup i shëndetshëm, pa shqetësime shëndetësore dhe nuk e kishte problem që jetonte vetëm në fshat, sepse nuk e bënte dot jetën e qytetit. Prej dy ditësh, djali i viktimës, Elezi, i binte telefonit të të atit dhe nuk kishte marrë përgjigje. Atëherë, pasditen e së hënës ka marrë një njeriun e vet në fshat dhe i ka shprehur atij shqetësimin se pse nuk i përgjigjej i ati në telefon, duke i kërkuar të shkonte të shihte se çfarë mund të kishte ndodhur. Kushëriri i tij ka shkuar në shtëpi, nuk ka parë lëvizje dhe i është drejtuar dritares për të parë. Ka konstatuar se 78-vjeçari qëndronte i shtrirë dhe i palëvizur, ndërsa ka ndier edhe erë të rëndë që vinte nga brenda shtëpisë. Ka njoftuar të birin, Elezin, dhe ky i fundit, ndërsa është nisur drejt fshatit, ka porositur edhe shërbimin funeral. Por, kur e kanë parë nga afër, kanë dalluar se i moshuari kishte goditje të shumta në kokë e trup. Ata kanë arritur të dallojnë dhunën, pavarësisht se gjendja e trupit ishte drejt dekompozimit. Ekspertët thanë më vonë se nga shenjat e lëna dyshohet se ai është qëlluar me mjete të forta pas ndonjë përleshje me autorët. Në një tavolinë në dhomën ku u gjet trupi u gjetën tre filxhanë kafeje me gjurmët e kafes në to. Kjo tregon se duhet të kenë qenë më tepër se një personat që i kanë marrë jetën duke ushtruar dhunë ndaj 78-vjeçarit nga Tatzati, që njihej si njeri i mirë në zonë dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme me askënd. Dyshohet se i moshuari mund të ketë pasur njerëz që i njihte në banesë, me të cilët ka ndodhur një sherr deri në vrasjen e Mejdanit. Policia është duke hetuar në disa pista, ndërsa më e mundshmja është ajo e grabitjes. Në Komisariatin e Sarandës janë shoqëruar 10 persona, por deri tani në cilësinë e dëshmitarëve, pasi pritet ekzaminimi i provave për të fajësuar persona konkretë. Megjithëse dyshohet dhe pista e grabitjes, nga kontrolli paraprak i ushtruar në banesën e 78-vjeçarit Sulo Mejdani nuk është përcaktuar se çfarë është marrë aty.

Plagos vëllain me thikë pas sherrit
VLORE – Plagos vëllain adoleshent pas sherrit për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të Vlorës, rreth orës 13:00. Policia e qytetit ka marrë njoftim se në këtë zonë po ndodhte një grindje mes dy personash. Menjëherë dy patrulla të Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se bëhej fjalë për një plagosje mes vëllezërish. Ata kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Elvis Zaçe, i cili kishte qëlluar me thikë vëllain vetëm 16 vjeç. I riu ka rrezikuar dhe jetën e personave të tjerë, të cilët kanë dashur të ndërhyjnë për ndarjen e dy vëllezërve. Sipas Policisë,
mes dy vëllezërve kishte pasur një konflikt të çastit që ka çuar deri në përdorimin e thikës nga vëllai i madh.

DELVINE/ SHPRESA DINE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura