“Po e kaloj shumë keq”- Delinda Disha jep lajmin e trishtë: Humba dy binjakët

Mar 24, 2022 | 17:05
SHPËRNDAJE

/PANORAMAPLUS/ Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha pak ditë më parë ndau me të gjithë lajmin se është në pritje të ëmbël. Por gjatë ditës së sotme ajo dha një lajm të trishtë, ku tregoi se i ka humbur të dy binjakët e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau këtë moment të vështirë për të me ndjkësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalon mirë psikologjikisht këtë periudhë.

POSTIMI I PLOTË:

“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura