Masakra e Vlorës/ Momentet e fundit të viktimës, pse u gjet pa jetë jashtë lokalit

Apr 23, 2017 | 15:14
SHPËRNDAJE

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur 6 plumba.

“Panorama” raporton se ai u qëllua teksa kishte shkuar te tavolina ku ishte autori, 19-vjeçari Gani Tozaj me disa persona të tjerë, por u gjet i vdekur larg tavolinës, te hyrja e lokalit.

viktima

Nga sa mëson “Panorama”, dhe nga vetë dëshmia e autorit, i arrestuar një ditë pas krimit me një viktimë dhe tre të plagosur, gjithçka nisi pas nje sherri verbal, pas të cilit viktima i dha një pëllëmbë njërit nga persoanve në tavolinë.

Pasi mbi të u zbrazën plumbat, ai ka lëvizur për disa metra, ashtu i plagosur e mbuluar me gjak.

vrasje-vlore1

Por, ka gjetur vdekjen vetëm pas pak, në pjesën hyrëse të lokalit, aty ku u gjet edhe nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live me këngëtaren e ftuar Blerina Balili.

“Rreth orës 23:20, në lagjen Ujë i Ftohtë, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër”,- njoftoi policia.

“Panorama” raporton se viktima, që ishte shenjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedente, pasi ka qenë i dënuar për një vrajse në vitin 2000 në qytetin e Vlorës.

Si raporton gazetari i “Panorama”, viktima Gjioveshaj në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura