Deklarimi i të ardhurave, opozita kundër pr/ligjit

Jan 31, 2012 | 11:58
SHPËRNDAJE
Komisioni i Ekonomisë

TIRANE- Komisioni i Ekonomise ka miratuar me votat e maxhorances projektligjin per deklarimin e te ardhurave. Miratimi erdhi pas debatesh mes deputeteve te shumices dhe te opozites, e cila ne fund abstenoi votimin.

Sipas zevendes ministrit të Financave, Alfred Rushaj, të gjithë personat që realizojnë mbi 2 milionë lekë të reja në vit duhet të deklarojnë të ardhurat.

Ne fjalen e tij para deputeteve ai deklaroi se në bazë të këtij ligji do të përpunohen 100 mijë deklarime, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të muajit shtator.

Kunder projektligjit eshte shprehur deputeti i PS-se, Arben Ahmetaj, sipas te cilit, projektligji nuk ka marre parasysh propozimet e bera nga opozita.

“Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Projektligji të shtyhet deri në 2014-2015”, tha ai, duke kerkuar shtyrjen e projektligjit deri ne vitin 2015.

Sipas Ahmetaj, administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura