Degjeneron sherri/ Tre adoleshentë nxjerrin thikat, përfundojnë të plagosur. Nisen urgjent në spital

Jun 11, 2020 | 7:53
SHPËRNDAJE

Tre adoleshente jane zene mes tyre ne nje sherr qe degjeneroi ne perleshje me thika. Per pasoje te tre jane plagosur me thika dhe kane perfunduar ne spital.Policia-Durres-2_15

Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur mbreme vone, ne lagjen nr.1, Durrës.

“Pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura