Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për dëbimin e tenistit Novak Djokovic nga Australia, pasi mashtroi në historinë e tij lidhur me koronavirusin dhe marrjen e vaksinës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Braçe vendos të krahasojë rastin e Djokovic, që është një prej sportistëve më të njohur në Serbi dhe botë, me VIP-at shqiptarë që refuzojnë të bëjnë vaksinën.
Me nota ironie, Braçe deklaron se VIP-i pa vaksinë kthehet në Serbi pasi rregullat në Australi nuk e lejojnë, ndërsa vipllëku në Shqipëri është përtej ligjit.
Postimi i Erion Braçes:
Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq!
Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:
Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat! Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera!
Dhe pasoja: Të premte- 2 179 të infektuar dhe 7 të vdekur; të shtunë- 2 163 të infektuar dhe 3 të vdekur. Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave!
LEXONI EDHE: Novak Djokovic humbet gjyqin, tenisti i thotë “mirupafshim” Australian Open-it
E PLOTË/ Policia e mori 6 herë në pyetje, zbardhet raporti sekret që bëri telef Xhokoviçin
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al