DEBATI/ PD pyet: Ku e keni Agron Xhafajn, Tahirin, Fatmirin. Manja i përgjigjet: Flisni deri në 2 se pastaj nis Botërori

Jun 18, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Komisionet parlamentare kanë nisur sot atje ku u mbyllën të mërkurën e kaluar, me PD-në që ka vijuar të kërkojë largimin e Xhafajt.

Në komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se shqiptarët duan të dinë se çfarë bëhet me Agron Xhafajn dhe pse nuk ikën Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm.

komisioni ligjeve

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i socialistëve në komision, raporton Panorama. 

Pas debatit te gjate, deputetet socialiste dhe ministrja e Drejtesise, u larguan nga komisioni, duke lene aty vetem deputetet demokrate.

DEBATI

Alibeaj: Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë duhet të raportojnë, por për çfarë do flasin? Pse keni frikë nga fjala, meraku kryesor që duhet të ketë Ministria e Drejtësisë është se Republika paraqitet sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa kushtetutë, pa drejtësi, sot duhet të flasë për faktin që Gjykata e Lartë është në kolaps total.

Manja: Kush është propozimi konkret, nuk kemi kohë për të humbur…

Alibeaj: Ore prit, kush je ti që nuk humbke kohë?

Manja: E kam shumë të lehtë unë

Alibeaj: T’ja mbathësh?

Manja: Ore mbyll mbledhjen unë, ik bëj konferencë shtypi ti pastaj, nuk ikim nga ju ne.

Alibeaj: Kjo historia e kapjes së drejtësisë, ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ku e ke Tahirin, ku e ke Xhafajn?

Manja: Ty të ka marrë malli të dalësh në tv, por jemi për punë këtu.

Alibeaj: Po për punë jemi.

Manja: Ore cili është propozimi? Këtë thuaj.

Alibeaj: Nuk ka shans të më mbyllësh fjalën.

Manja: Ore ti lexon rregulloren e Saliut, ç’të të them unë. Deri kur të vijë ndeshja do të flasësh në orën 2, aty e keni hallin ju, për ju Shqipëria është kampionat botëror.

Alibeaj: Nëse ti i ke nxjerre tapine edhe komisionit, por nuk je ti pronari, te vjen hidhur ty, puna jote. Ca behet me Agron Xhafajn sot, kete duan te dine shqiptaret.

Alibeaj: Këtë hall keni ju, me pelegrinazhin që keni nisur e sfidoni shqiptarët.

Manja: Ore dilni edhe ju, ç’hall keni ju, dilni ju, mos rrini në Tiranë.

Fino: Dua vendin tim të punës se ma kanë zënë, nuk e ndërroj dot vendin se më ndërrohet fati.

Manja: Krijojini mundësinë të ulet te vendi i vet, sillini një karrige.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura