Referendumi për 3 ligjet, miratohet pa opozitën

Feb 28, 2013 | 17:50
SHPËRNDAJE
Gjatë nje mbledhje të Komisionit të Ligjeve

TIRANE- Kërkesa e 67 deputetëve të maxhorancës për zhvillimin e referendumit për miratimin e 3 ligjeve, kusht për marrjen e statusit kandidat për në BE është miratuar sot në Komisionin e Ligjeve.  Deputetët e maxhorancës e cilësuan një akt madhor këtë kërkesë, ndërsa në mbledhje munguan deputetët e opozitës.

“Për shkak të mënyrës se si u organizua kjo mbledhje, në shkelje të rregullores së Kuvendit, duke u zhvilluar mbledhja me një njoftim blic, brenda ditës së sotme me materiale të papërgatitura ende dhe kryesorja në momentin kur ne ishim në seancë plenare. Nuk mund të zhvillohet referendum brenda këtij viti, konform kushtetutës dhe ligjit për referendume. Nuk ka referendum gjatë vitit 2013, nuk mund të ketë referendum edhe në thelb, edhe nga pikëpamja formale. Eshtë thjesht një hipokrizi e Sali Berishës.”- u shpreh nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në emër të opozitës.

Në listën e deputetëve që kanë firmosur për mbajtjen e referendumit spikat emri i ish deputetit të PS-së, Kastriot Islami.

Debate tek “Ekonomia” për HEC-et, ikën opozita

Pas debateve të ashpra në Komision e Ekonomisë opozita e ka braktisur mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme diskutohej për privatizimin e katër hidrocentraleve, Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka akuzuar maxhorancën se po e bën gjithçka me procedura  të përshpejtuara, duke u shprehur se opozita nuk është njohur ende me kontratën.

Në faqen e e tij në Facebook pak para se të niste mbledhja, Braçe e ka cilësuar si një operacion të Berishës privatizimin e katër HEC-ve, sipas tij, duke eliminuar çdo mundësi për anulimin apo përmirësimin e treguesve të këtyre kontratave.

Mbledhja mësohet se vazhdon vetëm me deputetët e maxhorancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura