Dashuri dhe seks

Apr 30, 2012 | 14:32
SHPËRNDAJE

Disa gjëra që dëshironi të dinit rreth meshkujve, por keni ngurruar për t’i pyetur.

Meshkujt janë krijesa enigmatike… Çfarë dëshirojnë më shumë në shtrat? A mendojnë ata me të vërtetë gjithë kohën, për seks? Këtu janë disa përgjigje të pyetjeve, të cilat keni qenë tepër të sjellshme, ose keni ngurruar për ta pyetur atë drejtpërdrejtë…

• A mendojnë vërtet ata për seks gjithë kohën?
Femrat dëshirojnë t’u thonë në fytyrë meshkujve, që mendojnë gjithë kohën për seks, por a është e vërtetë? Jo tamam.
Nga një studim që është bërë, kanë konstatuar se 54 për qind e meshkujve mendojnë çdo ditë ose disa herë në ditë për seks (krahasuar me 19 për qind nga femrat). Gjithsesi, nga një studim i kohëve të fundit i Institutit Kinsey, nga 1000 persona heteroseksualë të moshës së mesme dhe çifte të moshuara (me një lidhje mesatare prej 25 vjetësh), femrat janë të parat që e vlerësojnë seksin më shumë në një marrëdhënie, kurse meshkujt dëshirojnë më shumë përkëdheljet…. e çuditshme ë???…

• Cili është pozicioni i tij i preferuar? Përse?
Stili mbrapsht apo stili i qenit është i preferuari i meshkujve. Studimet dhe sondazhet vërtetojnë: Meshkujt e dëshirojnë shumë këtë pozicion, gjithashtu dhe femrat e preferojnë atë. Ky lloj pozicioni u jep meshkujve kontroll të madh dhe penetrim të thellë, është më e mira për të arritur të shumërëndësishmen pikën G.

• Cilat janë disa gjëra që meshkujt gjithmonë dëshirojnë të bëjnë në shtrat, por nuk e thonë kurrë
Keni pyetur nëse dëshiron të bëjë seks me shoqen e ngushtë? Përgjigjia është e shkurtër, po munden. Është quajtur Sindroma e Pushtimit. Tradicionalisht, fantazia e meshkujve tenton të vërtitet rreth një mashkulli me disa femra.
Ata gjithashtu fantazojnë rreth seksit në vende publike, apo të qënit të vëzhguar.
Në fantazitë e meshkujve, ata janë të parët që veprojnë, ata janë qendra e vëmendjes.

• Ka ndonjë ndryshim midis orgazmës dhe ejakulimit?
A është e mundur për meshkujt të bëjnë seks gjithë natën pa patur nevojën për gjysmë ore pushim, pas çdo orgazme? Vendosni thjesht: Po, por….
Disa meshkuj stërvitin veten për të patur orgazmë pa ejakulim. Por është shumë e vështirë, dhe disa meshkuj mund të mos e bëjnë dot këtë. Një orgazëm është një kontraktim i pavullnetshëm muskuli, reagim i një refleksi, ndërsa ejakulimi është nxjerrja e spermës.
Pra, si një mashkull rri “i fortë” për orë e orë duke bërë seks? Masturbimi, sigurisht. Duke e bërë këtë, mashkulli mund të prërjetojë orgazëm pa ejakuluar.                        ir.bu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura