“Dancing”, Jonida Maliqi zëvendëson, Miriam Canin!(foto)

Oct 31, 2013 | 19:46
SHPËRNDAJE

Jonida dhe Armina ne sallen e provave

TIRANE- Jonida Maliqi do te prezantoje se bashku me Armina Mevlanin, edicionin e 4-ët të Dancing with the Stars Albania. Njoftimi është bërë nga organizatorët, pas largimit të këngëtares Miriam Cani, e cila ishte zgjedhur më parë të prezantonte këtë konkurs kërcimi.

Edhe vete Jonida, ka konfirmuar lajmin, duke postuar një fotografi në faqen e saj në Instagram, bashkë me Armina Mevlanin, në sallën e provave të kërcimit.

  “Surprise…coming soon”- shkruan Jonida. Ndërkaq, një ditë më parë, Miriam Cani sqaroi arsyet e largimit të saj nëpërmjet një mesazhi  në faqen e saj në Facebook.

Miriam Cani

“Miq. Per te larguar cdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi qe po qarkullone ne Media persa i perket largimit tim nga Dancing, dua t’ju them:
Fakti qe nga Produksioni u ndryshua ne moment te fundit marrveshja fillestare qe mu be (ku perfshihen shume detaje profesionale si ne cdo profesion), eshte arsyeja e vertete e largimit tim nga Dancing. Nuk ka as edhe nje arsye personale. Jane gjera profesionale qe nuk mund te behen publike por qe per mua jane parimore! Ndryshime kolosale 5 dite para Shfaqjes ma bene te pamundur te nenshkruaja kontraten me Produksionin. Nuk di ti jap nje emer, ndoshta “keqkutim” por shume i rendesishem. Me vjen shume keq por nuk shkel dot mbi parimet e mia ne pune. Korrektesa per mua eshte jo vetem respekti ndaj tjetrit por jetike ne cdo gje qe bej. Kam gati dy muaj qe punoj, mendoj dhe pergatitem per kete projekt dhe mua me lendon me shume se kedo por jane gjera qe ndodhin, gjths ka dhe me keq ndaj nuk do doja qe njerezit ta benin me teme kete gje!! E pranoj se me vjen shume keq per ata qe prisnin te me shihnin live. Gjithsesi une i uroj shume suksese produksionit dhe faleminderit te gjithe atyre qe jane dashamires ndaj meje.”- shkruante Miriam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura