Dafina tregon gjoksin e ri në koncertin e Busta Rhymes

Apr 30, 2011 | 12:38
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur amerikan, Busta Rhymes, zgjodhi Prishtinën të martën mbrëma, për koncertin e tij të radhës. Mbi 5000 të pranishëm në sallë, reperi së bashku me publikun e ekzaltuar, kënduan për rreth dy orë këngët e tij më të njohura.. Të shumtë ishin adhuruesit e ardhur nga Tirana e Shkupi, për të ndjekur më nga afër performancën e këngëtarit. Ndonëse nuk arriti të vinte natën e caktuar për shkak të disa problemeve me oraret e fluturimit, ai ia doli të jetë para publikut kosovar që mezi po e priste. Busta Rhymes u shpreh se ishte njëri ndër koncertet më të mira që kishte mbajtur ndonjëherë, madje edhe publiku, më entuziasti që kishte parë… Ai nuk ngurroi të lavdëronte edhe këngëtaret tona. Madje, tha se do të vinte përsëri. Në koncert nuk munguan shumica e këngëtarëve dhe artistëve kosovarë, të cilët po e shijonin në maksimum këtë koncert madhështor. Për t’ia nxehur skenën, u përkujdesën edhe këngëtaret tona te mirënjohura, si Tuna, Dafina Zeqiri e shumë artistë të tjerë. Tuna me look-un e saj të ri dhe një veshje mjaft provokative surprizoi adhuruesit e saj, duke e ndezur atmosfërën. Ndërsa Dafina kishte zgjedhur pikërisht koncertin e Busta Rhymes, për të zbuluar për herë të parë gjoksin e operuar kohëve të fundit, të cilin e ka realizuar nga kërkesa e adhuruesve të saj. Duhet thënë se ky operacion e ka zbukuruar jashtëzakonisht fizikun e këngëtares. Ovacionet e publikut nuk kishin të ndalur, mbase edhe nga performanca e saj, apo edhe nga pamja seksi që kishte marrë Dafina.                  fj. si

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura