Clooney, lidhje serioze me avokaten e Asange?

Mar 31, 2014 | 14:12
SHPËRNDAJE

Ta ketë seriozisht kësaj here?! Po ndoshta nuk bëhet shaka me avokaten e Julian Assange, themeluesit bujëmadh të WikiLeaks. Pasi dolën për ca kohë bashkë, vitin e kaluar, nga avokatja e bukur si një topmodele, Amal Alamuddin nuk u mor vesh më asgjë. Por ja që i adhuruari i të gjitha grave, të cilat mezi presin ta shohin (apo jo?) të “rregulluar”, George Clooney është duke dalë sërish me të në New York: të dy të nxirë nga dielli, me sa duket nga një udhëtim në Tanzani. Ajo, e specializuar në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, është avokatja e Julian Assange. Nuk është një nga ato vajzat që jemi mësuar ta shohim rëndom, por një “grua e hekurt”, të cilën ai ka dashur ta ketë pranë dhe në shfaqjen e filmit “Monuments men” në Shtëpinë e Bardhë. Sipas teorisë së “skadencës 2-vjeçare”, ka kohë deri në 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura