“Cila është fjala e parë e Atarës?”- Ja çfarë na zbuloi Orinda Huta për të voglën e saj (Video)

May 25, 2022 | 22:05
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar.Ata u bekuan me dhuratën më të bukur të jetës, vajzën e tyre të cilën e kanë pagëzuar me emrin Atara.

E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, ndërsa Orinda la për pak kohë mënjanë televizionin për t’iu përkushtuar të bijës.

Ajo ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram teksa e pyesin në lidhje me sprovat që iu duhet të kalojnë ajo dhe këngëtari tashmë që janë bërë prindër. E mes shumë pyetjeve ndjëkësit janë bërë kurioz të dinë se cila ka qenë fjala e parë që Atara ka thënë.

“A ka filluar Atara të thotë ndonjë fjalë ose të bëjë ndonjë hap?”- e ka pyetur një ndjekëse Orindën, teksa ajo është përgjigjur nëpërmjet një videoje ku shfaqet me të voglën e saj dhe tregon se fjala e parë e Atarës ka qenë “mama”.

Kujtojmë se gjatë një interviste për “Prive”, Turi ka rrëfyer se prindërimi për të nuk është i vështirë për sa kohë ka shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre, ku veçoi se shpesh e qetëson bashkëshorten e tij kur ka momente paniku.

Më tej ai shprehu se është gati edhe për një fëmijë tjetër, madje tha se është pishman që nuk ka bërë fëmijë më herët.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët  tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje.

Vetërealizimi më i madh njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku.”- tregoi Turi.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura