Ciko: Arti s’duhet të jetë i ndjeshëm nga ndryshimet politike

Sep 30, 2013 | 13:38
SHPËRNDAJE

Zhani Ciko
Ai mendimi i parë se nuk e meritonte një nder të tillë, iu fashit teksa edhe vetë përmendte atë punë të gjatë bashkë me artistët, në kohë me diell dhe në shi, në Shqipërinë komuniste dhe atë të brishtë të tranzicionit. Pak ditë më parë, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoroi me “Kryqin Austriak të Nderit” për Shkencën dhe Artin,  dirigjentin dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, mjeshtrin Zhani Ciko. Kjo dekoratë iu dorëzua në një ceremoni nga ambasadori austriak Florian Raunig, i cili lexoi edhe motivacionin e këtij titulli, ku renditej gjithë kontributi që Ciko ka dhënë në kulturën shqiptare. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjeshtri Zhani Ciko tregon jo vetëm ndjesitë e marrjes së një titulli, por edhe rrugën nëpër të cilën ka kaluar karriera e tij, deri në momentin kur erëra ndryshimi priten në institucionin që ai drejton, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit…

Sapo jeni nderuar me “Kryqin e Nderit” të Presidentit të Austrisë, mund të quhet një shpërblim karriere?

Zhani Ciko pas marrjes së Kryqit Austriak të Nderit nga ambasadori i Austrisë Raunig
T’ju them të drejtën, deri në momentin që mora medaljen nuk e kisha të qartë se çfarë vlere kishte. Kur ambasadori Raunigh po bënte prezantimin gjatë ceremonisë, mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte “unë nuk e meritoj”. Pastaj, duke folur, zbulova se arsyeja pse unë duhet ta pranoja, ishte se unë gjithnjë kam punuar me të tjerë. Ai titull i dedikohet jo vetëm punës sime, por dhe të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, kanë ardhur prapa meje, në ditë të vështira dhe të lumtura, janë emocionuar njësoj si unë, u janë përgjigjur kërkesave artistike të bagetës sime… Ky titull është dëshmia e një stadi të arritur në jetën time dhe stimulues për të vazhduar reformën në skenë dhe jo në kulisa, punë që e kam urryer gjithnjë. Ajo që unë bëj bashkë me artistët në këtë teatër, meriton të katalogohet në sistemin e arritjeve kulturore. Çdo arritje ka ardhur edhe si rrjedhojë e vullnetit të shtetit shqiptar, të politikave kulturore. Kështu që unë u jam mirënjohës artistëve shqiptarë dhe të gjithë atyre shtetarëve që kanë besuar tek unë gjatë gjithë kësaj kohe.
Duhet thënë se lidhja juaj me Austrinë nuk nisi kur u bëtë drejtues institucionesh, në Orkestrën e RTSH-së apo në TKOB, apo jo?
Është një shans që im atë, këngëtari i parë lirik shqiptar, Mihal Ciko, i edukuar në koloninë shqiptare të Bukureshtit, në vitet 1908-1920, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, themelues i shoqërisë së arteve të bukura në Korçë, duke përfituar nga një bursë e shtetit shqiptar, shkoi në Vjenë. Me një rekomandim të Viktor Eftimiut, që bashkë me Asdrenin ishte kryetar i kolonisë së Bukureshtit, i dha një rekomandim Aleksandër Moisiut për ta ndihmuar në karrierën e tij. Kështu, Mihal Ciko u pranua fillimisht në Konservatorin e Vjenës, ku fitoi konkursin dhe më pas, po me rekomandimin e Moisiut, u transferua në Milano, ku u regjistrua në konservatorin atje. Kështu që kjo prirje për muzikën, gjuhën dhe kulturën gjermane dhe austriake, më ka shoqëruar që në hapat e parë të jetës sime. Më pas, kur shfaqa më tepër interes për t’u formuar dhe për të mësuar gjuhë të huaja, përtej orientimit të përgjithshëm drejt gjuhës ruse që nuk përkonte me edukatën që unë merrja në familjen time, mora në duar një metodë shumë interesante autodidakte, që i përkiste nënës sime, për mësimin e gjuhës gjermane përmes italishtes.
Fatkeqësisht, ju nuk e patët fatin e babait tuaj, të studionit në Vjenë…
Isha në shkollë për violinë atëherë, kur rreth viteve ’63-’64, instanca të larta shtetërore më komunikojnë se ministri austriak i Kulturës, që kishte ardhur në Shqipëri me një delegacion, më kishte dëgjuar në një koncert dhe kishte rekomanduar një bursë të tijën, personale, që unë të studioja në Akademinë Muzikore në Vjenë. Ishte e paimagjinueshme në atë periudhë. Filloi korrespondenca me Akademinë e Vjenës dhe si i përzgjedhur i ministrit, m’u ofrua gjithë lista e pedagogëve që të zgjidhja atë që doja. Ishte një ëndërr shumë e bukur. Mora pasaportën dhe pritej që të përfundoja edhe një vit shkollor, por burokracitë e kohës sollën vonesa dhe në kohën kur pala shqiptare miratoi këtë akt, në Austri ishte ndërruar ministri i Kulturës dhe po kështu ndodhi edhe në Shqipërinë, e cila tashmë po hynte nën influencën e revolucionit kinez. Me gjithë gatishmërinë e palës austriake, për të më pranuar gjithsesi, bursa u anulua dhe për mua ishte një shok shumë i madh atëherë. Ndërpreva mësimin e gjuhës gjermane dhe iu nënshtrova jetës me ngjarjet që tashmë dihen, Plenumi i IV, transferimi në Patos etj.
Ç’ndodhi me muzikën austriake, sa e lejuar ishte ajo gjatë viteve të diktaturës?
Në vitin ’64, kur u ndalua muzika e huaj klasike, në skenën tonë sapo ishte vënë “Dasma e Figaros” e përkthyer në shqip, me regjinë e Jorgjia Trujës, me dirigjent Rifat Teqjen dhe klima që u krijua me ndalimin e saj la një shije shumë të keqe. Në romanin e tij “Mozart me vonesë”, Bashkim Shehu e sjell shumë mirë atmosferën e asaj kohe. Një tjetër projekt që e pësoi në atë kohë ishte “Shtrausiana” i Skënder Selimit, që kishte menduar që me valset e Shtrausit të bënte një mbrëmje baleti. U bë prova e përgjithshme dhe u ndalua të jepej. Në atë kohë, në një nga aksionet ku shkonim, andej nga Hamallaj, na erdhën disa hierarkë të kohës, që na folën shumë keq për emra të mëdhenj të muzikës, që nga Mozarti deri te Bethoveni… Filloi një realitet tjetër dhe që atëherë këto vepra u ndaluan. Në periudhën e ashtuquajtur të liberalizmit, interpretuam Simfoninë nr. 9 të Bethovenit. Po atë periudhë, kur ishte hapur repetitori, filluam transmetimin e koncerteve të Vjenës, pa asnjë koment. Por, sa herë kishte izolime të ashpra ato mbylleshin e nuk flitej më për to, ndryshe kishte pasoja. Fatmirësisht, shkolla u ruajt nga këto masa. Veprat e tyre mund të përdoreshin në programe, në provime, por pa u shfaqur në publik. Pati edhe përpjekje ekstreme për të zëvendësuar preludet dhe fugat e bahut, që t’i shkruanim vetë, që për fat të mirë nuk ndodhën.
Si u rivendosën sërish lidhjet?
Në fund të viteve ’80, një grup muzikantësh erdhën në Tiranë, për të parë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kulturore me Austrinë. Ata panë një program të nxënësve të Liceut, i cili u la një mbresë të jashtëzakonshme. Ata kërkuan që një grup violinistësh prej 20 vetash të bënte një turne në Austri. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Personalisht nuk guxova as t’u jepja ndonjë kasetë të regjistruar, që të mos krijoheshin keqkuptime. Duket se ata e kuptuan këtë vështirësi dhe pas 3 muajsh erdhën me një magnetofon për të regjistruar grupin e Liceut. Pati shumë pengesa për të mos shkuar, por falë edhe një qëndrimi pak më të hapur atëherë të ministrit të Arsimit Skënder Gjinushi, u mundësua thyerja e kësaj barriere dhe ne të niseshim. Pati një shpërthim të atillë, saqë ekziston një dosje e tërë me artikuj me vlerësimet më të larta, ku thuhej se “edhe qielli përkulet para këtyre artistëve të vegjël të mrekullueshëm”, vlerësohej precizioni, madje në një shkrim insinuohej se “duket se sistemi më i mirë për të edukuar violinistët ishte ai shqiptar”, që sigurisht unë s’e botova, për të mos pasur pasoja të tjera.
Me ndryshimin e sistemeve gjithsesi nuk u fashitën problemet, apo jo?
U deshën të kalonin 20 vite që të ndryshonte situata. Izolimi i vendit ishte faktori më negativ nga i cili vuan edhe sot në disa drejtime. Ishte një frenim i mendjes së zgjuar dhe praktike që ka populli ynë. Çmontimi i murit të izolimit ka qenë shumë i vështirë, ku të gjithë kanë kontribuar, një pjesë për fat të keq e ka bërë në mënyrë jo koshiente, nga kjo shpjegohen nostalgjitë për një kulturë, e cila i shërbente mbylljes së Shqipërisë. Sot folklori është i hapur, është një kartëvizitë, por jo ajo që ndryn vullnetin dhe që lëvizja e një shamie mund të çonte në katastrofë jetën e një artisti.  
Me rënien e komunizmit, vendi ishte i varfër, dhe të ndërmerrje turne të tilla ishte shumë e vështirë, por ata që na ftonin, siguronin vetë gjithçka. Një ndihmë të madhe na ka dhënë Ambasada austriake, italiane, franceze etj., qoftë edhe për plotësimin e formularëve pa fund të vizave… Këtu më ndihmoi ajo puna që kisha bërë në të ri, për të mësuar gjuhë të huaja, gjermanisht, frëngjisht, madje edhe rumanisht. Me radhë erdhën realizime të mëdha dhe kemi pasur gjithnjë vëmendjen e duhur. Ngjarja më e madhe ka qenë pjesëmarrja në festivalin “Rinia dhe Vjena” në vitin 2011, ku me orkestrën “Virtuozët e rinj të Tiranës” fituam çmimin e madh në të gjitha kategoritë e orkestrave, nga Amerika në Australi, ndërkohë që mua m’u dha çmimi i Bashkisë së Vjenës, që u jepet emrave të mëdhenj të muzikës.
Në motivacionin e titullit tuaj përmendej edhe komentimi për vite me radhë i koncerteve të Vjenës së datës 1 janar. Si nisi kjo rrugë?
Gjithçka filloi me iniciativën e drejtorit të atëhershëm të RTSH-së, Sefedin Çela, i cili më shumë i shtyrë nga intuita, më thërret në zyrë e më thotë se donte që të transmetonim Koncertin e Vjenës, por nuk kishte asnjë informacion. Deri atëherë e kishim marrë nga stacione të tjera. Ngjarja ishte vërtetë e madhe, por edhe e vështirë. E mora përsipër me shpresën që të mos turpërohesha. Mblodha ca informacione, por nuk dihej as programi dhe as se kush do të ishte dirigjenti. Çka dilte në ekran, do komentohej direkt. Kështu nisi një punë vullnetare e bërë me shumë pasion, të cilën unë e bëj prej 20 vjetësh. Duket se as kjo nuk i ka shpëtuar qeverisë së Austrisë, që e kishte futur edhe në motivacion.
E megjithatë, lidhja më e fortë me muzikën austriake ka qenë gjatë drejtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit…
Në TKOB filloi një punë edhe më e madhe për të reformuar këtë institucion, për të krijuar atë globin e madh të multikulturalizmit, ku të mos vareshim vetëm nga veprat më popullore të vendeve fqinje, por të kishin vendin e vet edhe muzika gjermane, franceze, amerikane, krahas asaj shqiptare. Kështu nisi për herë të parë interpretimi në gjuhën gjermane, nga Moxart, Haydin, të ftoheshin artistë dhe regjisorë, që sillnin një tjetër frymë. Që nga “Flauti magjik” te “Don Giovanni” i këtij viti, i cili u ndoq për një javë rresht nga një grup televiziv austriak.
Sapo janë ndërruar pushtetet dhe zakonisht priten edhe ndryshime në radhët e drejtuesve…
Unë i shoh këto ndryshime si mundësi për t’u korrigjuar. E shoh absurde që arti të ketë atë ndjeshmëri që kanë edhe sektorë të tjerë. E shoh primitive një gjë të tillë. Fakti që në institucion po punohet me një korrektesë të madhe, tregon që njerëzit e duan këtë gjë, këtë produktivitet. Gjatë këtyre 10 vjetëve ne kemi realizuar mbi 800 shfaqje në skenën e TKOB-it, rreth 90 premiera, ku 110 janë në 50 vjet, kemi rivënë 40 vepra dhe vënë mbi 20 riproduksione. TKOB është hapur për të rinjtë, për artistë të huaj. Pra, është një proces që duhet të njohë vetëm zhvillim dhe jo regres.
Ndryshime mund të ndodhin edhe në TKOB…si do të ndiheshit?
Këto lloj ndryshimesh vijnë nga padija. Ndryshimet duhen bërë nga ata drejtues që e njohin mirë terrenin e artistëve. Është një terren shumë i ndjeshëm, ku mungesa e komunikimit të duhur mund të çojë në katastrofë. Së pari duhet të bëhen nga ata njerëz që e njohin operën, që janë të pasionuar, që kanë ardhur rregullisht. Nuk mund të bëhet pa pasur njohurinë e duhur. Siç thotë ajo shprehja greke: të njohësh vetveten! Kur them të njohë, t’u besoj atyre që kanë rezultat në punën e tyre. Çdo gjë që shihet në ngushticën ideologjike është e destinuar të dështojë. Shpirti krijues i artistëve do mirëkuptim, finesë dhe respekt.

ALMA MILE
Pak ditë më parë, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoroi me “Kryqin Austriak të Nderit” për Shkencën dhe Artin,  dirigjentin dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, mjeshtrin Zhani Ciko. Kjo dekoratë iu dorëzua në një ceremoni nga ambasadori austriak Florian Raunig, i cili lexoi edhe motivacionin e këtij titulli, ku renditej gjithë kontributi që Ciko ka dhënë në kulturën shqiptare. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjeshtri Zhani Ciko tregon jo vetëm ndjesitë e marrjes së një titulli, por edhe rrugën nëpër të cilën ka kaluar karriera e tij, deri në momentin kur erëra ndryshimi priten në institucionin që ai drejton, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura