CEO i Apple mburret pse është homoseksual

Oct 31, 2014 | 13:18
SHPËRNDAJE

“Unë jam krenar që jam homoseksual dhe unë e konsideroj të qenit homoseksual ndër dhuratat më të mëdha që Perëndia më ka dhënë mua”, ka deklaruar Tim Cook, i cili mori frenat e kompanisë më të vlefshme në botë, nga bashkë-themeluesi Steve Jobs. Cook, i njohur si shumë i mbyllur, kurrë nuk e ka pranuar publikisht seksualitetin e tij edhe pse një gjë e tillë është përfolur shumë jashtë zyrave të kompanisë. “Nëse njerëzit dëgjojnë se CEO i Apple është homoseksual dhe kjo mund t’i ndihmojë ata, ose të sjellë ngushëllim për këdo që ndihet i vetmuar, ose të frymëzojë njerëzit që të këmbëngulë në barazinë e tyre, atëherë është e barasvlershme me ‘humbjen’ e privatësisë sime”, ka thënë Cook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura