Mbyllet censusi, Nurja: Procesi ishte i rregullt

Oct 31, 2011 | 15:45
SHPËRNDAJE

TIRANE- Dita e sotme ka shënuar edhe mbylljen zyrtare te procesit te censusit, pra regjistrimit te popullsisë dhe banesave në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, ku edhe njoftoi mbylljen e procesit, drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Ines Nurja, falënderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

‘Ky proces ishte i rregullt dhe sipas parashikimeve. Do të ketë edhe një procedurë post-Census, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor”- tha Nurj, duke shtuar se do të ketë verifikime.

Rezultatet e para pritet të bëhen publike pas një muaji.

Procesi zgjati 4 jave dhe java e fundit deklaruar fillimisht per perpunimin e te dhenave sherbeu serish per regjistrim per gjithe ata qe ne pamundesi te kohes nuk ishin bere pjese e ketij procesi te rendesishem qe ndodh nje here ne 10 vjet.

Nje jave me pare Drejtoresha e INSTAT  deklaroi se “CENSUSI 2011” do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor, duke hedhur poshte zerat per shtyrje te procesit, argumentuar me faktin qe ne ligj procesi ishte parashikuar te zgjaste plot 4 jave.

Keshtu java qe sapo shkoi shërbeu për të kontrolluar punën e regjistruesve, por edhe për të regjistruar të gjithë ata që nuk u bënë pjesë e procesit në tre javët e para të tetorit.

Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura