Censusi, Berisha: Kundërshtarët, kërkuan të fshehin pasuritë

Oct 31, 2011 | 16:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Shpresoj që Instituti i Statistikës t’i publikojë ato në kohën e parë të mundshme, pas trajtimit të tyre më serioz. Ky regjistrim do të ndihmojë qeverinë për ndërtimin e politikave më të drejta, duke u bazuar në demografinë aktuale dhe përbërjen e saj. Ky regjistrim do të ndihmojë qeverinë për një  vizion më të qartë në politikat e saj, në interesin më të mirë të qytetarëve.

Kryeministri Sali Berisha tha sot se procesi i censusit, regjistrimit të popullsisë dhe banesave përbën një reformë shumë të rëndësishme për vendin. Ai vlerësoi maksimalisht procesin, duke falenderuar, siç tha ai “ata burra e gra, të rinj e të reja, që si regjistrues, si censues, për një muaj trokitën në çdo derë, në çdo zemër, për një akt madhor siç është censusi  i popullatës”

Kreu i qeverisë falenderoi të gjithë qytetarët që iu përgjigjën pozitivisht procesit, ndërsa sulmoi atë që para dhe gjatë procesit janë shprehur kundër.

“Ata të cilët bërtitën si kredharakë kundër tij, rezulton se kanë pasur vetëm një qëllim të vetëm, të fshehin pasuritë e tyre. Kjo është e vërteta. Ka qenë një grup i vogël i parëndësishëm, i identifikuar plotësisht. Por këta zotërinj nuk mund t’i shpëtojnë rrezes së transparencës, pasi rezulton qartësisht se frika për pasuritë e tyre ka qenë dhe shkaku kryesor i fushatës që bënë dhe që morën shpërblimin që merituan.”- përfundoi Berisha.

Deklaratat kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura