Cemre te “Kuzey Guney”: Në jetën reale do i refuzoja të dy djemtë

Mar 30, 2013 | 16:07
SHPËRNDAJE

”Cemre? Jam duke u munduar ta kuptoj, është shumë ambicioze, dëshiron të bëhet e famshme dhe të jetojë në luks. Por nuk ka pasur mundësi për të zgjedhur. Edhe në dashuri nuk ka pasur mundësi të bëjë zgjedhje, është e dashuruar me dy djemtë më të bukur të lagjes. Kjo tregon se Cemre në botën e saj të brendshme nuk është stabël”, thekson aktorja e njohur turke për rolin e saj te seriali “Kuzey Guney”.
Keni një motër binjake, sa ju ngjan juve?
Shumë më ngjan, quhet Ezgi, është studente e Shkencave në Universitetin e Marmarasë. Pasi shumicën e kohës jam nëpër xhirime, nuk e di ende si është ndjenja e të qenët e famshme. Këto gjëra i ndien ajo.
Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndërroni vendet?
Jo, kur ishim në shkollë, të gjithë na pyesnin për këtë, mirëpo asnjëherë nuk i kemi ndërruar vendet.
Si filluat në aktrim?
Daja im është aktor teatri. Unë prej moshës 4 vjeçe shkoja te provat e tij. Në mendje kisha gjithmonë plane për art. Në shkollën e mesme vendosa se çfarë dua të bëj me jetën time dhe u regjistrova në teatër. Pastaj vazhdova të studioj Teatër në Universitetin e Stambollit dhe aty u diplomova.
Jeni pjesë e serialit “Kuzey Guney”, a jeni e kënaqur me këtë sukses?
Skenaristja e “Kuzey Guney”, Exhe Jorenc, e ka parë performancën time në teatër. Erdhi producenti Kerem Cataj dhe gjithçka ndodhi shpejt, mirëpo tani jam e kënaqur në vendin ku jam dhe shumë e lumtur.
Çfarë karakteri është Cemre?
Jam duke u munduar ta kuptoj, është shumë ambicioze, dëshiron të bëhet e famshme dhe të jetojë në luks. Por nuk ka pasur mundësi të zgjedhë. Edhe në dashuri nuk ka pasur mundësi të bëjë zgjedhje, është e dashuruar me dy djemtë më të bukur të lagjes. Kjo tregon se Cemre në botën e saj të brendshme nuk është stabël.
Dy meshkujt më të bukur turq e duan Cemren?
Më duket se është pak me fat…
Keni ngelur ndonjëherë mes dy zjarreve të dashurisë në jetën reale?
Po, kur isha në studime. Në fakt më ka ndodhur dy herë, e zgjodha atë që i besoja më shumë dhe që e ndieja më të sigurt.
Ti si Öykü Karayel, cilin do kishe zgjedhur, Kuzey-n apo Guney-n?
Të dy do i kisha refuzuar, sepse Kuzey për mua është shumë i pakontrolluar, kurse Guney s’e di çfarë do prej jetës. Mirëpo disa vlera i ka rritur shumë në syrin e tij dhe këtë nuk e kupton.
Mendon se femrat më shumë pëlqejnë meshkujt siç është Kuzey, i ashpër dhe kundërshtues?
Kuzey dhe Guney që të dy janë shumë në kundërshtim, më duket se femrave u pëlqen kombinimi i të dyve.
Kivanç Tatlitug (është shumë i bukur, të gjithë e pëlqejnë dhe shumë femra do kishin dashur të jenë në vendin tënd, çfarë ndjesie ke provuar tek luaje me të?
Nuk e shoh ashtu këtë situatë, Kivanc është një aktor që kur e kam përballë, mund të krijoj lehtë komunikim me të dhe kjo gjë është shumë e mirë.
Kur u takuat për herë të pare, a keni thënë wow sa i bukur?
Wow sigurisht që kam thënë, se me të vërtetë është bukurosh.
Në jetën reale, a është dashuruar dikush kaq i bukur me ju?
Ende nuk kam pasur ndonjë lidhje me ndonjë mashkull kaq të bukur sa të tërheq vëmendjen e të tjerëve.
Ju ndodh të thoni para pasqyrës, jam shumë e bukur?
Veten nuk e shoh si të shëmtuar, në fakt kjo është çështje momenti. Ndonjëherë me të vërtetë dukem bukur në pasqyrë.
Sikur të kishit shkopin magjik, çfarë do kishit ndryshuar?
Do të kisha dashur që rolin e aktores ta lë mënjanë në disa raste, sepse në jetën private jam shumë detajiste dhe kam kontroll mbi vete dhe kjo shfaqet edhe gjatë performancës sime kur aktroj.
Çfarë do kishit dashur të ndryshoni në pamjen tuaj?
Të jem më e gjatë se 1.60 cm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura