Ceka mesazh lidershipit të PD-së: Mund të fitoni vetëm nëse drejtoheni nga kjo grua

Mar 25, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Politikani i njohur Neritan Ceka, ish-anëtar i Partisë Demokratike, ka një mesazh për demokratët në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Duke folur për mundësitë e ringritjes së PD-së, në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ceka tha se në vend që të ketë një rikthim të Berishës në krye të PD-së, ashtu siç është përfolur së fundmi, do të ishte me e drejtë që në krye të kësaj force politike të zgjidhej deputetja Jorida Tabaku.

Tabaku

Ai tha se Tabaku është një deputete shembull në Parlamentin e Shqipërisë.

“Unë do kujtoj vitin 1991 kur ishim në qeverinë e stabilitetit. Sa fillonte grindja në politike shqiptarët i drejtoheshin portit. Tani kanë rrugë të tjera. Unë mendoj se një pjesë e largimeve vjen nga mungesa e shpresës. Përplasjet që nuk duhet të ndodhin më, gjuha ë egër që vazhdon, dhe për fat të keq është shumëfishuar edhe nga gratë që kanë hyrë në Parlament. Unë kam pritur gjithmonë që gratë shqiptare të vinin në Parlament me gjuhë tjetër. Mund të bëj përjashtime të rralla. Por ka një agresivitet ulkonjash”.

Keni emra konkretë?

“Unë do them një model që duhet ndjekur, dhe kjo është znj.Tabaku. Pavarësisht se është në PD, nuk e kam për këtë, por është një model, dhe do të thoja se në vend që të vinte Berisha në krye të PD, pse s’merrni Tabakun?”

A duhet që të rikthehet sërish Berisha në krye të PD-së? Neritan Ceka: Rikthimi i tij është i rrezikshëm

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Neritan Ceka ka komentuar situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ceka thotë se me rëndësi për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi rrezikon që kjo partia të rrëzohet edhe më poshtë. Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke bërë një krahasim me rikthimin e Berlusconit.

neritan-ceka

“Është a-historike kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet. Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”, u shpreh Neritan Ceka.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/berisha-serish-ne-krye-te-pd-si-pergjigjet-neritan-ceka-dhe-nje-krahasim-me-rastin-e-italise/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura