Çani drejt largimit nga Katania

May 31, 2013 | 12:32
SHPËRNDAJE

Njëri mes sulmuesit shqiptar Edgar Çani dhe atij senegalez, Sulejman Doukara, do të largohet nga Katania. Lajmi konfirmohet nga uebsajti “calciomercato.it”, i cili në shkrimin analizë sheh pikërisht këto mundësi tratativash në dalje përsa i përket linjës së sulmit. Çani ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë sezon si zëvendësues, edhe në këto të fundit, për vetëm 28 minuta lojë, kjo pasi trajneri Maran i ka dhënë gjithnjë prioritet sulmuesit kryesor Bergesio. Në këtë këndvështrim duket se Çani zor se do të pranojë të qëndrojë edhe këtë sezon në të tilla kushte dhe mund të largohet, paçka se ka kontratë deri më 2016-n. Një opsion i mundshëm është huazimi te ndonjë skuadër e Serisë B, aventura që sulmuesi i ka provuar edhe më parë, por pa sukses. Në linjë të parë për momentin janë Trapaini dhe Vareze të Serisë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura