Caktimi i gjyqtares që do të shqyrtojë ankimimin e Belerit, reagon OMONIA Himarë: Shorti i manipuluar, ka qëllim vijimin e dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur

May 10, 2024 | 16:19
SHPËRNDAJE

OMONIA Himarë ka reaguar në lidhje me caktimin e gjyqtares që do të shqyrtojë ankimimin e Fredi Belerit në Apelin e GJKKO.

408081207_743140507847877_8352103038620037069_n

Në reagim, OMONIA Himarë thotë se shorti është i manipuluar dhe ka për qëllim “vijimin  e gjykimit farse kundër Kryetarit te Zgjedhur te Bashkisë Himare Dhionisios Alfred Beleri.

Daniela Shirka, thuhet në reagim, duhet t’i shmanget këtij gjykimi me përfundim të paralajmëruar dhe të japë dorëheqjen.

Reagimi:

OMONIA Himare denon me force manipulimin e shortit te hedhur ne Gjykaten e Apelit per  Korrupsionin  dhe Krimin e Organizuar me qellim vijimin  e gjykimit farse kunder Kryetarit te Zgjedhur te Bashkise Himare Dhionisios Alfred Beleri .

Perzgjedhja e Daniela Shirka si kryesuese e trupes  qe do te gjykoje ne shkallen e dyte ceshtjen penale te sajuar dhe manipuluar ne dem te Kryetarit te Bashkise Himare te zgjedhur me vote te lire , z.Beleri eshte nje minim qe po i behet  standarteve dhe parimeve themelore te gjykimit penal dhe demokracise .

Gjyqtarja Daniela Shirka ka gjykuar me pare z.Beleri lidhur me kerkesen e tij per ti dhene autorizimin e lejes se veçante per te kryer betimin si Kryetar i Bashkise Himare dhe kerkesen per zevendesimin e mases se arrestit me burg .

Ne te dyja raste , kjo gjyqtare , ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe standartet e vendosura dhe sanksionuar nga  nje sere vendimesh te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut  ka lene ne burg dhe i ka mohuar z.Beleri te drejtat e dhena nga populli i Himares dhe Kushtetuta per tu betuar si Kryetar i zgjedhur .

Gjyqtarja Daniela Shirka nuk eshte vecse nje nga te shumtet lakej te pushtetit qe japin cdo dite sherbimet e veta per rregjimin autokratik te instaluar ne sherbim te Kryeministrit Rama. Ndihma e saj ne vjedhjen e mandatit te z.Beleri eshte nje akt i rende dhe me pasoja te medha per drejtesine dhe zhvillimet demokratike ne vend.

Shoqata OMONIA Himare , fton gjyqtaren ne fjale qe nese  ka ndopak dinjitet ,  ti shmanget ketij gjykimi me perfundim te paralajmeruar dhe te jape doreheqjen.

Vendosja e drejtesise ne sherbim te interesave politike te dites dhe deshirave te z.Rama eshte pervecse nje krim edhe nje dem i rende qe i behet  Shqiperise.

Gjykimi qesharak i zhvilluar ne Shkallen e Pare ndaj z. Beleri , pa prova dhe me fakte te manipuluara e mashtrime do te zhbehet shume shpejt !

Koha kerkon drejtesi, demokracia kerkon ligj  !

Zbatoni ligjin !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura