Burra të lirë në kinema “Millenium”

May 31, 2011 | 10:50
SHPËRNDAJE

Vëllezërit Farrelly, të njohur për komeditë e tyre, ndër të cilat “Dumb and Dumber”, rikthehen me një vepër të re, me protagonistë Owen Wilson, Jason Sudeikis, Jenna Fischer dhe Christina Applegate. Pasi ka ndjekur aventurën më të fundit të kapitenit Jack Sparrow dhe piratëve të tjerë, për publikun shqiptar vjen një komedi romantike, që fillon projeksionet sot në ekranin e madh të kinemasë “Millenium”. Nën drejtimin e vëllezërve Peter e Bobby Farrelly, të cilët janë rikthyer pas gati katër vjetësh mungesë, vjen komedia “Hall Pass”. Rick (Wilson) e Fred (Sudeikis) janë miq për kokë dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta, përfshirë faktin që janë të martuar që të dy prej shumë vitesh. Por, kur ata fillojnë të tregojnë shenjat e shqetësimit dhe mërzisë në shtëpi, gratë e tyre (Fischer e Applegate) vendosin që të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të guximshëm për të rigjallëruar martesën e tyre: t’u lejojnë burrave të tyre një “Hall Pass”, një javë liri të plotë ndaj betimeve martesore, për të bërë atë që duan … pa dhënë asnjë shpjegim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura