Burg i përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”

Jun 30, 2014 | 14:19
SHPËRNDAJE

Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me burg të përjetshëm gjashtë nga shtatë personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovës në Shkup, më 12 prill të vitit 2012.

Dy nga të dënuarit, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u dënuan në mungesë meqë ndodhen ende në paraburgim në Kosovë. Nga akuza është vetëm liruar Sejdi Rami.

Të dënuarit akuza i ngarkonte me veprëm penale, terrorizëm. Viktimat ishin pesë të rinj maqedonas, por pala mbrojtëse në mënyrë kategorike ka kundërshtuar dënimin e shqiptaruar ndaj të akuzuarve duke e quajtur procesin gjyqëesor të montuar.

Avokatët kanë paralajmëruar ankimimin e rastit pranë gjykatës evropiane në Strasburg. Ky rast ka shkaktuar tensione ndëretnike në Maqedoni ndërsa u organizuan edhe protesta për lirimin e të akuzuarve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura