BSH, Fullani: Norma e interesit, e pandryshuar

Aug 31, 2011 | 14:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Norma baze e interesit do te mbetet e pandryshuar. Deklarata eshte bere sot nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i cila ka bere me dije vendimin me te fundit te Keshillit Mbikqyres te Bankes.

Sipas tij, u vendos qe te mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit, duke e lënë atë në 5.25%.

“Ashtu siç pritej nga Banka e Shqipërisë, presionet e kontrolluara inflacioniste kanë krijuar një ambient të favorshëm për reduktimin e shpejtë të efekteve inflacioniste të importuara. Çmimet e konsumit gjatë 2011 janë ndikuar nga goditjet e ofertës të materializuara me disa produkte, apo me çmime të rregulluara. Inflacioni bazë ka frenuar rritjen”- tha Fullani.

Ai sqaroi se nga analiza e bere ka rezultuar se inflacioni per muajin korrik eshte 3. 6%.

Sipas tij, stabilizimi i pritjeve të agjendëve ekonomik për inflacionin janë reflektuar në moderimin e efekteve të raundit të dytë të inflacionit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura