Bruksel, Rama: Në 2013 s’ka dyshim, fitojmë ne

Sep 30, 2012 | 17:19
SHPËRNDAJE

BRUKSEL- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur i sigurtë në fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e vitit 2013. Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit Zgjedhor të Partisë se Socialistëve Europiane, Rama u shpreh; “Ky vit me disa fitore dhe posaçërisht me fitoren në Francë konfirmoi se era tanimë ka filluar të fryjë majtas. Fitoret e pritshme pas pak kohe në Lituani dhe në Rumani do të jenë në vazhdën e këtij konfirmimi dhe unë vetë nuk kam dyshim që fitorja jonë në 2013 do të bëhet pjesë e këtij karvani fitoresh të së majtës europiane në rang vendesh të ndryshme”

Rama tha se përfshirja e tij në presidencën e Partisë Socialiste europiane do të jetë një ndihmesë shumë e rëndësishme në funksion të mbajtjes ngritur të vëmendjes së familjes euriopiane ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, pasi sipas tij, PS i fitoi  zgjedhjet edhe më parë, ndërkohë që 2013 do të jetë viti i konfirmimit duke e bërë fitoren të paprekshme.

Unë dua të shpreh bindjen timem vazhdoi më tej kryesocialisti, që në zgjedhjet e ardhshme me programin tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’, që i atashohet shumë bukur edhe programit të përbashkët për një Rilindje Europiane, do të jemi një forcë e rëndësishme fituese për Shqipërinë dhe për rajonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura