Bruksel, Prishtina e Beogradi bisedojnë për zgjedhjet

Oct 31, 2013 | 14:20
SHPËRNDAJE

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë mbërritur dje në Bruksel për bisedimet mes grupeve të punës të ngarkuar me zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor. Mediat lokale raportojnë se në bisedime janë të përfshirë edhe përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe të Bashkimit Europian. Më herët, ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi Xhekobson, tha se SHBA-të nuk do të tolerojnë manipulime në zgjedhjet lokale në territorin e Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura