Britanikët përgjuan kamerat e 2 mln përdoruesve të “Yahoo” në botë

Feb 28, 2014 | 13:00
SHPËRNDAJE

Agjencia britanike e spiunazhit, GCHQ, ka regjistruar imazhet e kamerave të uebit për rreth 2 milionë përdorues të “Yahoo” në të gjithë botën, sipas një raporti të ri të publikuar në “The Guardian”. “Yahoo” ka mohuar të ketë pasur dijeni më parë për programin e përgjimit, të cilin kjo kompani e ka cilësuar si një shkelje privatësie “plotësisht të papranueshme”. Sipas dokumenteve të rrjedhura të publikuara në prestigjiozen britanike “The Guardian”, mes imazheve të mbledhura ishin edhe ato seksuale, edhe pse regjistrimet nuk kishin të qëllimshme në ato raste. Në një deklaratë zyrtare, GCHQ nuk i ka mohuar mbledhjet e regjistrimeve, por ka deklaruar se çdo veprim i tyre ka qenë në përputhje me ligjin. Operacioni i mbledhjes së pamjeve nga kamerat e uebit për përdoruesit e “Yahoo” quhej “Optic Nerve” (nervi optik) dhe ndihmohej nga Agjencia Amerikane Kombëtare e Sigurisë, NSA. Ai ka të bëjë me periudhën 2008-2010. Dokumenti ka dalë nga sekretet e NSA të marra nga ish-kontraktoni i saj, Eduard Snouden. Në çdo gjashtë muaj nga periudha 2008-2010 janë “vjedhur” pamjet e rreth 1.8 milionë përdoruesve të “Yahoo”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura