Britani, DJ 11-vjeç shënon rekord botëror

Mar 31, 2012 | 13:45
SHPËRNDAJE

DJ më i ri në botë, vetëm 11 vjeç, ka rritur në mënyrë të pabesueshme kërkesat për “punësimin” e tij. Xhek Hill ka ndihmuar si DJ babain e tij që kur ishte tre vjeç dhe i njeh shumë mirë pajisjet, aq sa në moshën 11-vjeçare ka arritur të shënojë një rekord botëror. Megjithëse ka një dorë të thyer, Xhek ka miksuar 10 këngë në një minutë. Djali, nga Somerset, Britania e Madhe, i cili madje drejton edhe një emision të vetin radiofonik, ishte i entuziazmuar nga suksesi. “Ishte qejf të shënoje një rekord botëror. Nuk isha nervoz, sepse kisha vetëm gjashtë sekonda kohë për të sinkronizuar dhe miksuar këngët dhe nuk kisha kohë për t’u bërë nervoz”, tha djaloshi për mediat britanike. Tani djali ka aparaturat e veta. Ai punon në disko gjatë të shtunave në mbrëmje dhe shpreson të bëhet një emër i madh në industrinë e muzikës. Deri tani, i ka të gjitha mundësitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura