Brevik,shanse për shpëtim.Raporti:I çmendur

Nov 29, 2011 | 14:32
SHPËRNDAJE

NORVEGJI- “Anders Behring Breivik, njeriu i masakrës së Oslos është i çmendur”. Së paku ky është përfundimi që kanë nxjerrë sot psikiatrit, gjatë publikimit të raportit për gjendjen e tij mendore.

Lajmi është publikuar në të përditshmen norvegjeze VG, e cila raporton për detaje të raportit të psikiatërve.

Ata, pas kontrollit të norvegjezit Anders Behring Breivik arritën në përfundimin se ky ishte i çmendur në kohën kur vrau 77 njerëz në Oslo me 22 korrik.

E përditshmja bëri të ditur se raporti tregonte se Breivik vuante nga një “çrregullim psikik” që mund ta ketë ndryshuar gjykimin e tij.

Sipas raportit të psikiatërve, nëse gjithçka konfirmohet, Breivik mund të mbyllet në një institucion mental e jo të dërgohet në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura