Bregu akuza të forta Bashës: Ka turpëruar PD-në, pagoi për kuotat gjinore vetëm që të mos kishte gra

Jun 18, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Ish deputetja e PD-se, Majlinda Bregu, kritike e hapur e kreut te PD-se, Basha, e ftuar ne KAPITAL ne Vizion Plus, nuk ka kursyer edhe njehere akuzat ndaj tij.

majlinda-bregu-foto-e-re-1300x1100-1024x866

Ajo ka folur per detyren e re te sekretares se Pergjithshme te keshillit te Bashkepunimit Rajonal  qe do ta ushtroje  duke filluar nga 1 janar 2019, por edhe per hapjen e negociatave, per kuotat gjinore ne politike, per dhunen ndaj grave dhe ne familje ne Shqiperi.

“Basha ka turperuar PD, ka paguar per kuotat gjinore ne PD, vetem te mos kete gra. Keshtu bliheshin grate dikur”- ka thene ajo.

Hapja e negociatave dhe shanset per anetaresim ne BE nga vitit 2025 ?

Nuk di sa te arritshme jane disa afate kohore qe me teper jepen per te rritur besimin. Anetaresimi i Shqiperise ne vitin 2025 me duket shume i bukur per te qene i vertete, por  kjo nuk do te thote qe eshte e pamundur. Por nese hapen negociatat, jane te gjitha shanset qe Shqiperia te kape ritmin ne te cilin eshte Serbia sot.

Nderkohe Shqiperia eshte me perpara se Serbia ne drejtim te reformes ne drejtesi. Pra nuk eshte objektiv i pakapshem arritja e vendeve qe i kane nisur tashme negociatat

Per kuotat gjinore ne politike

Kur  mosrespektimi i kuotave gjinore shlyhet me nje gjobe financiare, eshte thjesht deshmi e paturpesise se nje kryetari partie politike per te mos respektuar ligjin. Keshtu kemi rastin e i kryetarit te PD qe detyrohet  te ktheje mbrapsht gjysmen e financimit shteteror per fushaten elektorale pikerisht per mosrespektim te kuotes gjinore. Kjo eshte ajo qe ndodh paturpesisht me kreret e partive politike. Basha ka turperuar PD, ka paguar per kuotat gjinore ne PD vetem te mos kete gra. Keshtu bliheshin grate dikur. Shpresoj qe ky problem te zgjidhet me reformen zgjedhore, ne menyre qe mosrespektimi i kuotes gjinore te mos ndeshkohet me gjobe por me mospranim te listes se kandidateve per deputete. Ne politike eshte koha per te ofruar me shume cilesi. Mund te jene shume burrra qe nuk meritojne te jene politike. Do te doja qe grate te sillnin cilesi e jo kuota ne politike.

Per dhunen ndaj grave  dhe ne familje

Edhe pse kodi penal I ka sot te gjithe mundesite per te mos e lene nje dhunues qe te vrase gruan apo vajzen, menyra si zbatohet drejtesia eshte katastrofike. Shumica e rasteve te grave te dhunuara apo perndjekura  perfundojne te patrajtuara, te pandihmuara si duhet si nga shoqeria ashtu edhe nga drejtesia. Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi ka marre permasat e nje lufte. Pjesa me e madhe  e rasteve nuk raportohet. Ne rast se ligji do te zbatohej sic eshte, do te kishim shume me pak dhune ne shoqerine tone sot. A nuk do te ishte me mire te lihej me shume hapesire  neper tv per kete ceshtje sesa per emisionet roze ?

A do ju mungoje politika e dites ne Tirane?

Ndoshta nervi po, por jo politika ne vetvete. Sepse une do te vazhdoj te merrem me politike dhe aty ku do shkoj, por ne kete nivel qe ka zbritur politika ketu te ne, nuk do me mungoje.

A erdhi ndonjehere urimi per postin e ri nga Lulzim Basha?

Nuk me ka shqetesuar, nuk e pres, nuk e kerkoj, nuk me behet vone. Urimin e pres nga miqte. Ka kaq shume hipokrizi  rrotull sa nuk me shqeteson fare kjo gje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura