Braziliani Roma i “vjedh” Milanit Toloin

Jan 31, 2014 | 13:26
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi brazilian Toloi, i ndjekur gjatë në merkato nga Milani,  është zyrtarisht një lojtar i ri i Romës. 23-vjeçari është pajisur me dokumentacionin si komunitar dhe pritet të prezantohet sot në kryeqytet për të kryer vizitat mjekësore, si dhe të firmosë kontratën, e cila do ta mbajë lidhur me Romën në vitet e ardhshme. Një tjetër goditje me perspektivë, e realizuar nga drejtori sportiv i verdhekuqve Sabatini, i cili në një hark të shkurtër kohor e ka përforcuar ekipin me talente si Sanabria, Berisha dhe Toloi. Ende nuk janë zbardhur shifrat e marrëveshjes mes italianëve dhe brazilianëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura