PS: Imami ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare

Sep 30, 2012 | 11:33
SHPËRNDAJE
Erjon Braçe

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe vijoi sot me denoncimet e tij në adresë të ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa hodhi poshtë, siç tha ai me “neveri” pretendimet e ministrisë për publikim të dokumenteve që janë të klasifikuar si sekret shtetëror.  Braçe bëri një paraqitje të të gjitha dokumenteve të publikuar deri më sot, ku sipas tij, asnjëri prej tyre nuk është i klasifikuar sekret.

Braçe hodhi edhe sot akuza të forta në drejtim të ministrit, Arben Imami, për të cilin tha se me shitjet që ka bërë, në rast se dokumentet zyrtare tregojnë të vërtetën, ministria ka armatosur vendin fqinjë Malin e Zi, me dy predha për çdo familje.

Sipas Braçes kjo përbën kërcënim të sigurisë kombëtare,  pasi çdo shtet do të bënte kujdes me fqinjët, pavarësisht marrëdhënieve, në raste të tilla.

Rasti tjetër tha Braçe është se, nëse dokumentat zyrtare nuk thonë të vërtetën, pra Mali i Zi nuk është vendi i fundit i përdorimit të këtyre armatimeve, atëherë këtu shtrohet një pyetje shumë e rëndë. Ku ka shkuar gjithë armatimi?

Bracce paraqiti para gazetarwve në dokument, pjesë e një inventari të marrëdhënies mes kompanisë MEICO- dhe kompanisë  serbe “Montenegro Defense Indystry”, e drejtuar nga shtetasi, Zoran Damjanoviç.

Deputeti socialist, kërkoi edhe sot përgjigje nga ministria për marrëdhëniet, e qartë siç tha ia midis ministrisë dhe mbrojtjes dhe dy kompanive serbe. Edhe sot ai tregoi një dokument i cili sipas tij tregon qartë, marrëdhënien monopolistike brenda ministrisë së Mbrojtjes në tregtinë e armëve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve të tjera ushtarake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura