Braçe: Anëtarësia të zgjedhë deputetët

Jan 31, 2013 | 11:55
SHPËRNDAJE
Erjon Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, replikoi dje në Facebook me kolegët e tij për listat e deputetëve. Braçe kërkoi që mandatet e ardhshme të jenë më përfaqësuese për bazën dhe jo vetëm për shtresën e sipërmarrësve të miratuar nga udhëheqja e PS-së. “Shqetësimi ynë ka të bëjë me zgjerimin e përfaqësimit të PS, jo me fjalë, jo thjesht në program, por me njerëz që mbrojnë në Kuvend interesat shoqërorë, ekonomikë, socialë dhe politikë të shtresës nga vijnë. Deri tani kjo është bërë shumë mirë për një kategori, sipërmarrësit! Por kaq nuk mjafton! Së dyti, propozimi për të zgjedhur deputetët nga anëtarësia e partisë, edhe më gjerë se kaq nga populli i opozitës, është në një linje me sa më sipër, pra me zgjerimin e përfaqësimit. Ky propozim korrekton edhe sistemin, i cili për fat të keq i vizaton 90% të deputeteve si të ‘emëruar të udhëheqjes’, jo të ‘zgjedhur te popullit’”, tha Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura