Bozdo: Platforma e Ramës, aventuriere

Feb 28, 2013 | 11:39
SHPËRNDAJE

Zv.ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi dje se “platforma ekonomike e zotit Rama është, në rastin më të mirë, aventuriere, por në të gjitha rastet, dërrmuese për ekonominë shqiptare dhe sipërmarrjen e lirë në Shqipëri”. Gjatë një takimi me tregtarët në Njësinë Bashkiake Nr. 11, Laprakë, Bozdo u shpreh se “lajmi që zoti Rama u dha shqiptarëve në Konventën e Partisë Socialiste, se ai do të aplikonte taksimin progresiv dhe do të zeronte taksat për biznesin e vogël… ide këto të cilat, që të nesërmen u kundërshtuan në konferencë shtypi nga vetë eksperti fiskal bullgar i Partisë Socialiste, si ide që dëmtojnë ekonominë reale dhe nxisin evazionin fiskal. I premton biznesit të vogël zerimin e taksave, por individë-pronarëve të këtyre bizneseve u deklaron se do t`u rrisë taksat personale nëpërmjet taksimit progresiv. Sipas tij, Shqipëria reale, Shqipëria e vërtete, ka nevojë të thellojë reformat, të nxisë investimet dhe sipërmarrjen, të krijojë më shumë liri ekonomike. Pasi platforma e PS-së, bazuar në Shqipërinë virtuale, ofron pikërisht të kundërtën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura