Botohen “aksidentalisht” super-sekretet

Aug 31, 2011 | 11:11
SHPËRNDAJE

Dokumente shumë të ndjeshme të qeverisë amerikane janë publikuar “aksidentalisht” nga “Wikileaks”, duke vënë qindra jetë në rrezik. Organizata kundër fshehtësisë ka postuar 134.000 memorandume në internet gjatë ditëve të fundit, të cilat përfshijnë emrat e gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe akademikëve që kishin kontakte me diplomatët amerikanë, me identitete që mbanin paralajmërimin “të mbrohen rreptësisht”. Detajet e informatorëve nuk duhej të ishin zbuluar, por u bënë publike aksidentalisht pas një grindjeje mes themeluesit Julian Asange dhe ish-zëdhënësit të “Wikileaks”, Daniel Berg Domsheit. Asange është aktualisht nën arrest shtëpie në Norfolk, pasi pret një vendim nga Gjykata e Lartë muajin e ardhshëm për ekstradimin në Suedi mbi akuza seksuale. Sipas gazetës gjermane “Der Freitag”, kabllot e ndjeshme po qarkullojnë në internet të mbrojtura me fjalëkalim. Por, ai ishte i lehtë të gjendej. Kabllot përmbajnë emrat e informatorëve të qeverisë amerikane në Izrael, Jordani, Iran dhe Afganistan. Qeveritë e vendeve të konfliktit mundet t’i kenë zbuluar tashmë emrat e spiunëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura