Borxhet, tenton të vrasë burrin e motrës

Jan 31, 2013 | 12:53
SHPËRNDAJE

TEPELENE – Tenton të vrasë burrin e motrës për shkak të borxheve. Policia e Tepelenës arriti të parandalojë krimin dhe të arrestojë në kohë autorin. Siç mësohet, shtetasi Fitim Bakaj, 35 vjeç, ka tentuar të qëllojë me armë automatike kunatin. Ngjarja është shënuar në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë pasditen e djeshme. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative dhe ka shkuar menjëherë në lokalin ku kunati i Fitimit, shtetasi K. H., shiste zarzavate. 35-vjeçari Bakaj, me origjinë nga fshati Luzat i Tepelenës, hyri në lokal i pajisur me një armë zjarri automatike. Ai kërcënoi me vrasje kunatin e tij, i cili rezultonte të ishte debitor ndaj agresorit. Menjëherë forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të izoluar Fitim Bakajn, ndërsa i morën armën e zjarrit. Bakaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura