Mjekët peticion Kuvendit kundër testimit. “Ka rënë cilësia e ilaçeve. Të investohet në spitale”

Feb 24, 2015 | 7:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Bluzat e bardha kanë protestuar sërish sot kundër testimit të tyre dhe përmes një peticioni drejtuar Kuvendit dhe Kryeministrit ata i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga nisma antiligjore, siç u shprehen ata.

Mjekët e QSUT në protestë

Rreth 5.000 mjekë kanë firmosur peticionin kundër nismave “që denigrojnë dhe dhunojnë profesionin tonë”. “Peticion kundër nismave antiligjore të Ministrisë së Shëndetësisë”…Të mos cenohet profesioni ynë që është i rregulluar me ligj…”, thanë mjekët e QSUT-së. 

Bluzat e bardha kërkojnë edhe kushte më të mira në punën e tyre.  

“Kërkojmë kushte pune, ilaçe, pacientët këtu përballen me kushte mjerane në sistemin publik. Ka rënë shumë edhe cilësia e ilaçeve…Kërkojmë apartura, kërkojmë të mos lahemi me sapun 15-lekësh. Kushte në salla kirurgjikale, jo me myk. Kërkojmë që ne të kemi protokolle klinike kombëtare. Të kreditohet programi i Fakultetit të Mjekësisë…dixhitalizime kartelave mjekësore…kërkojmë të kemi kushte minimale. Banjo që njerëzit të shkojnë…s’kanë asnjë kusht. Detyrohemi që ne më pas përplasemi me këta familjarë. Kërkojmë edhe vlerësimin e punës sonë, rritje rroge”, thanë mjekët në protestë. 

Mjekët dhe infermierët kërkuan sot sërish dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

“Sepse nuk e ka besimin tonë. Janë mijëra firma që janë kundra tij. Është si gjenerali i “Uushtrisë së Vdekur”. Ka një histori të kaluar shumë të hidhur e të keqe me vjedhjen e fondeve publike që i është hequr edhe mandati i deputetit…S’kemi gjë personale me të, por me politikën e keqe që bën. Që jep me konçesion çdo gjë në Shëndetësi…s’jemi kundër ptivatit, por kundër klientelizmit”, thanë mjekët. 

Mjeket ne proteste

Mjekët protestues i kanë bërë thirrje kolegëve që paraditën e së shtunës të bojkotojnë procesin e tyre të punës, që është edhe data e parë e testimit për infermierët. 

Kjo valë protestash është përshkallëzuar edhe në spitalet rajonale, ku mjekët dhe infermierët kanë pezulluar dje nga ora 11:00 deri në 12:00 shërbimin. Bluzat e bardha i parashtruan kërkesat nëpërmjet Unionit të profesionistëve të mjekësisë.

Vetëm tri ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë publikoi kalendarin me datat e provimeve për mjekët dhe infermierët. Kështu, në datën 28 shkurt dhe në datën 1 mars do të zhvillohet testimi i infermierëve të QSUT. Më pas do të vijohet me infermierët që shërbejnë në spitalet rajonale.

 Ja kerkesat e mjekeve, organizuar ne Organizaten Sindikale “Unioni i Profesionisteve te Mjekesise Shqiptare”. 

1. Respektim te autonomise se profesioneve tona te rregulluar me ligj !

2. Permiresim te kushteve te punes, ilace, ambiente, mjete, aparatura te bashkekohore si dhe rritjes se shkalles se sigurise ne mjediset shendetesore !

3. Protokolle klinike kombetare per diagnostikimin, mjekimin dhe ndjekjen ne vijimesi !

4. Rivleresim te rolit si dhe perfshirjes akademike te personelit mjekesor ne spitalet universitare, duke perfshire edhe stafin mjekesor ne spitalet rajonale te cilet kane tituj akademik, duke peshtatur statusin e tyre ne perputhje me statusin e mjekeve te spitale universitar dhe ata me tituj akademik Europiane !

5. Shefat e Sherbimeve ne Mjekesi ne rang vendi te zgjidhen nga vete bluzat e bardha me vote direkte e te fshehte, me mandate te mirepercaktuara 4 vjeçare, si dhe me te drejte rizgjedhje vetem nje here bazuar ne meritat e kryerjes se detyrave te tyre funksionale !

6. Sa me shpejt te jete e mundur te akreditohet dhe njesohet programi i Fakultetit te Mjekesise / Stomatologjise / Farmacise / Shendetit Publik me programet e Kartes se Bolonjes, sikurse e ka parashikura ligji i arsimi te larte qe ne vitin 2007, i ndryshur/perditesur !!!

7. Edukmi ne Vazhdim, si kudo gjetke Europe/Amerike, te jete gurethemeli per vijimesine e kualifikimit te stafit mjeksor profesional, duke e permisuar sistemin e funskionimit te Qendres Kombetare te Edukimit ne Vahzhdim, dhe rifutur ne buxhetin e Ministrise se Shendetesise fondet e nevojshme per keto aktivite/konferenca/kongrese/publikime/kualifikime/specializime. Ky edukim ne vazhdim i realizuar ne perputhje me Nenin 33 te Ligjit per “kujdesin Shendetsor” nuk parasheh dhe nuk justifikon ligjerisht ne asnje menyre nismen antiligjore te testimit masiv te bluzave te bardha te ndermare nga M.SH.

8. Te shihet me perparesi nga organet perkatese dyfishimi i pagave dhe i shperblimeve te ekipeve mjekesore te sherbimit mjekesor roje 24 oresh, sikurse e kane vendet fqinje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura