Bllokimi i objekteve në Vlorë, Ndërtimorët: I denoncuam shkeljet

Aug 31, 2013 | 13:25
SHPËRNDAJE

Një prej ndërtimeve në lulishten e sheshit “Avni Rustemi”
VLORE – Pas bllokimit të enjten të katër objekteve nga Task-Forca e ngritur nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, pronarët e tyre kanë reaguar mbi këtë masë, ashtu si dhe Inspektorati Ndërtimor. Pronarët e ndërtimit pranë kino-teatrit janë shprehur se: “Veprimi i Policisë dhe Task-Forcës është i paligjshëm dhe i pabazë. Ne kemi dokumentet të cilat vërtetojnë se leja për ndërtimin e objektit lokal është marrë që në vitin 1992, pas djegies së lokalit disa muaj më parë dhe policia ende s’ka gjetur autorët. Në muajin mars 2013 kemi nxjerrë përsëri dokumentin për të ndërtuar lokalin me konstruksion të lehtë. Punimet kanë filluar para dy muajsh, me beton është bërë vetëm baza dhe një pjesë anësore me tullë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e lokalit është bërë me konstruksion të lehtë, ashtu siç ka qenë edhe më parë, para djegies”. Pronarët thonë se kanë depozituar në Bashkinë e Vlorës dokumentet për kryerjen e rikonstruksionit të godinës së lokalit që u dogj, si dhe të objektit zyrë noteriale. Sipas përfaqësuesve të Inspektoratit Ndërtimor, pas fillimit të ndërtimit është konstatuar se gjithçka ka qenë në rregull me pronësinë dhe me procesin e legalizimit të objektit nga ALUIZNI, por nuk kishin ende lejen e Bashkisë për të rindërtuar objektet. Në këto kushte, Inspektorati plotësoi letrat për mungesë dokumentacioni, si dhe mori masën e gjobës me 200 mijë lekë, deri në pritje të marrjes së lejes së rindërtimit të objektit, gjë që ende nuk na është sjellë”, thanë burime të Ndërtimores. Sipas tyre, për objektin 3-katësh, shtesë anësore e një pallati ekzistues, nuk ka asnjë dokument dhe për këtë rast u është dërguar dokumentacioni organeve përgjegjëse.                                                      q.b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura