Blerjet te Real, dyshime për Pepe, Kakanë e Bejlin

Feb 28, 2014 | 12:26
SHPËRNDAJE

Pas skandalit të Nejmarit, ku Barcelonës i kushtoi dorëheqjen e presidentit Rosell dhe një shifër prej 13.5 milionë eurosh në taksa, duke se ka nisur hakmarrja. Media katalanase “El Mundo Deportivo” ka denoncuar një listë me transferimet e futbollistëve si Kaka, Bejl, Pepe dhe Varane, ku sipas tyre duhet një hetim i hollësishëm, pasi mund të ketë abuzime. Për mesfushorin brazilian dyshohet se babai ka marrë një “bakshish” prej 10 milionë eurosh, ndërsa për uellsianin ende nuk dihet se cila është shifra e vërtetë e transferimit. Edhe për Pepen ka dyshime. Ai u ble për 30 milionë euro, por më pas policia gjyqësore portugeze nisi një hetim mbi paratë e transferimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura