E dua Shqipërinë.Timbaland me ka dhënë një shans

Aug 31, 2011 | 19:34
SHPËRNDAJE

Bleona Qerreti, në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të një deklarate të saj se “nuk është shqiptare” në një intervistë për Global Grind, flet pikërisht për këtë dhe si po bën të mundur ëndrrën e saj për të qenë një “Superstar” në Amerikë. Bleona tregon se në vendin e saj në Shqipëri, ajo është një superstar, por tashmë po po punon fort për këtë, pavarësisht sa e vështirë është në Amerikë. Po si? Duke bashkëpunuar me një nga producentët më të mirë në Amerikë dhe botë, Timbaland.

Ajo tregon se ka qenë e vështirë të marrë një shans nga Timbaland. E pyetur se si ka filluar të punojë me ketë producent, Bleona është përgjigjur; Isha në një turne tri vite më parë në Gjermani. Dëgjova këngën “The Way I Are” nga Timbaland dhe Keri Hilson, dhe mendova se ky duhet të jetë producenti im. Më duhet të shkoj në Amerikë dhe ta gjej këtë djalë. Ndodhi kështu, unë shkova të Grammy Awards, shkova menjëherë tek Tim dhe i thashë, “Mendoj se duhet të më japësh një shans” I habitur më tha, kush jeni ju? …dhe unë i thashë emri im është Bleona Qerreti, kam 8 albume në Shqipëri. Vetëm më jep një shans. Ai më tha se së pari, nuk është koha e albumeve, dhe nëse do të bënte një të tillë, do ta bënte vetëm për Justin Timberlake dhe jo për mua.

“Hoqa dorë. Isha e mërzitur sepse unë nuk isha mësuar me refuzime. Imagjino, të lindësh në një vend ku të gjithë të thonë që ti je speciale, sa e mirë që je dhe të gjithë të duan. Pas kësaj thashë nuk do ta thërras më këtë djalë”, shprehet Bleona.

Pas kësaj Bleona tregon se ka qenë në një koncert në Milano, kur ka marrë një telefonatë nga Timbaland, duke nisur kështu bashkëpunimin me të.

Ajo tregons se pas 6 muajve në studion e Timbaland më në fund ai është bindur se duhet të bëjë një këngë për të. Ajo tregon se Timbaland i ka thënë; “ Unë do të të ndihmoj, por duhet të presësh edhe pak” Pas gjashtë muajve të tjerë, kemi lidhur kontratën për të realizuar bashkë 3 këngë, thotë Bleona.

Lidhur me incidentin e ndodhur gjatë një interviste, ku Bleona u akuzua se nuk kishte pranuar se ishte shqiptare, dhe që ngjalli një reagim të fortë  në Shqipëri, ajo është shprehur se ishte një keqkuptim.

“Ju dua shumë. Unë jam këtu ku jam falë jush. Unë jam krenare që vij nga ai vend pasi atje ka shumë njerëz të talentuar. Duhet të jemi krenarë për atë që jemi dhe unë dua vërtet të ngrej lart emrin e Shqipërisë” Kjo është përgjigja e Bleonës për të gjithë shqiptarët.

Gjatë intervistës, Bleona ka komplimentuar kolegët e saj shqiptarë, ndërsa sa i përket jetës së saj private, thotë se është shumë e vështirë kur vjen puna këtu, pasi zbaton teorinë e diamantit, që duhet të përpiqesh shumë që ta kesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura