Bleona prezantohet si aktore dhe disa foto “hot” të saj!

Nov 30, 2012 | 19:41
SHPËRNDAJE

Bleona Qereti, tashmë paraqitet zyrtarisht edhe si aktore. Sajti  “IMDb.com”, që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritar për kinemanë, televizion dhe të personazhet vip, sjell një minibiografi të Bleonës, ku ndër të tjera thuhet se këngëtarja shqiptare ka edhe një diplomë aktrimi.

Në këtë biografi të shkurtër, Bleona Qerreti paraqitet me të vetmin film të saj, “True Justice”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur, Steven Seagal. Bleona është pjesë e kastës së aktorëve me rolin e saj të Lunës edhe në sezonin e dytë të serialit televiziv.

Biografia thekson suksesin e Bleonës në muzikë si dhe albumin e saj të fundit në anglisht realizuar në bashkëpunim me producentin e njohur botëror, Timbaland.

Kjo biografi e shkurtër shoqërohet edhe me 32 imazhe të Bleonës. Ju ftojmë të shijoni disa prej këtyre fotografive, ku mund të shikoni edhe ndryshimin madh që pëson këngëtarja nga një shërbim fotografik në një tjetër.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura