Bitraj: Po të mos prekja paratë e vjetra, vjedhja s’do zbulohej

Jul 31, 2014 | 9:58
SHPËRNDAJE

GODINA E THESARIT TE SHTETIT NE LINZE (MAJTAS) ARDIAN BITRAJ MIMOZA BRUZIA

“Panorama” shkruan sot se Ardian Bitraj, i dyshuari kryesor për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në Thesarin e Shtetit, ka deklaruar dje se asgjë nuk do të zbulohej në rast se ai nuk do përvetësonte paratë që do asgjësoheshin.

I pyetur sërish nga prokurori i çështjes, Bitraj është shprehur se ai ka qenë përgjegjës i plotësimit të procesverbaleve për paratë e reja që vinin nga Zvicra dhe askush nuk e kishte kuptuar që aty mungonin para. Për 4 vite me radhë ai kishte vjedhur shuma të konsiderueshme në arkat e parave të reja që hynin në qarkullim, por duke qenë se puna e tij nuk monitorohej nga të tjerë, veprimi nuk ishte vënë re.

Por në momentin që ka prekur edhe arkat me para të vjetra që do të asgjësoheshin, atëherë është zbuluar gjithçka ai kishte bërë gjatë katër viteve të fundit. “Në zyrat e arkave me para stok kishin të drejtë veprimi 4 punonjës dhe ky ka qenë gabimi im i vetëm, nga i cili u zbulova. Pasi mungesa e parave u pikas edhe nga 3 kolegët e tjerë. Në të kundërt, vjedhja nuk do ishte zbuluar asnjëherë”, ka deklaruar dje i arrestuari Ardian Bitraj…
Lajmin e plote nga Etleva Delia e lexoni sot në “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura