Bisha: Basha, certifikatat e pronësisë deri më 15 nëntor

Apr 30, 2011 | 15:01
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin për zhbllokimin e hipotekave dhe pajisjen e qytetarëve me certifikatat e pronësisë brenda datës 15 nëntor.

Pas deklaratës së bashkisë, që e ka quajtur një premtim të tillë vetëm një mashtrim elektoral, ka reaguar zëdhënësja e fushatës, Anila Bisha, e cila e ka quajtur atë një premtim që do të mbahet.

“Basha është ndryshe. Ai brenda 6 mujorit do të pajisë me hipoteka qytetarët që jetojnë në apartamente dhe nuk kanë certifikatat e pronësisë. Basha siguron se deri me 15 nëntor të këtij viti do të pajisë me certifikatën e pronësisë gjithë ata që nuk kanë hipotekë”- tha Bisha.

Sipas saj, fajtor për situatën aktuale është Bashkia e Tiranës, dhe kreu i saj, Edi Rama që nuk kanë përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura