Bin Laden jetoi në 5 shtëpi, bëri 4 fëmijë gjatë arratisë

Mar 31, 2012 | 13:31
SHPËRNDAJE
Osama bin Laden

Osama Bin Laden ka jetuar në pesë shtëpi të sigurta dhe është bërë baba katër herë në Pakistan, ku dy prej foshnjave të tij janë lindur në spitalet shtetërore. Kështu ka deklaruar për hetuesit e veja e tij më e re. Detajet e jetës në arrati të Bin Ladenit janë paraqitur në raportin e 30-vjeçares nga Jemeni, Amal Ahmed Abdel-Fatah al-Sada, më e reja e të vejave të tij. Në raport ngrihen shumë pyetje për mënyrën se si Bin Laden ka mundur të mos zbulohet për një kohë kaq të gjatë në Pakistan pas 11 shtatorit 2001, megjithëse ndaj tij ishte vënë në kërkim i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Detajet e para të këtij raporti janë publikuar në gazetën pakistaneze “Dawn”, dhe “The Associated Press” arriti të sigurojë një kopje të premten. Al-Sada aktualisht është nën kujdesin e shërbimeve pakistaneze bashkë me dy të veja të tjera të Bin Ladenit dhe tre fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura