“Bilancet nuk bëhen në mes të luftës”/ Manastirliu flet për opozitën: Duan të fitojnë grushtet e votave! Kush guxon të prekë mjekët do të…(VIDEO)

Nov 26, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se opozita po e përdor pandeminë për politike, me qëllim për të fituar vota në zgjidhjet e 25 prillit.

Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu garantoi qytetarët se qeveria ka bërë dhe do të bëjë cdo gjë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Ajo u shpreh se nuk ka vend për “luftë politike”

Manastirliu beri edhe një paralajmërim: “Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me gjithë shqiptarët që vlerësojnë punën

“Unë dua të siguroj të gjithë qytetaret se që nga dita e parë në këtë luftë me virusin, qeveria ka ndërmarrë çdo masë dhe po ndërmerr  çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Asnjë gjykim dhe bilanc nuk mund të bëhet në mes të luftës. Tani duhet të luftojmë dhe është hero ai që thotë të vërtetën. Është hero ai që i transmeton qytetarëve atë çfarë thonë autoritetet shëndetësore dhe jo çfarë thonë politikanët të cilët duan të fitojnë kredo politike dhe ato grushtet e votave sepse po afrojnë zgjedhjet.

Nuk ka vend as për luftë politike dhe nuk ka vend as për të përdorur politikisht pandeminë për të fituar atë që ata të cilët zgjodhën të jenë jashtë këtij parlamenti kërkojnë të fitojnë tani. Nuk u kujdesën për njerëzit kur njerëzit i besuan. Nuk u kujdesën as kur tërmeti i tmerrshëm në ra. As nuk u kujdesën kur pandemia në ra. Vajtën me pushime dhe kërkuan llogari.

Në këtu jemi për të dhënë llogari, sepse kemi përgjegjësi të mëdha.

Ne nuk do të ndalemi për ti dhënë qytetarëve shqiptarë shërbimin shëndetësor që meritojnë. Ne ia kemi dalë falë sakrificës së ekipeve mjekësore. Ata janë heronj dhe nuk mund të vihen në dyshim. Askush nga politikanët të mos guxojë ti prekë mjekët dhe infermierët dhe të fyejë dinjitetin e tyre dhe të dalë të bëjë politike me pandeminë. Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me gjithë shqiptarët që vlerësojnë punën”, tha Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura