Bilanc tragjik në Spanjë, vetëm në 24 orë humbën jetën 812 persona. Ja sa llogaritet numri i të infektuarve

Mar 30, 2020 | 12:12
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 7 340 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, pas 812 viktimave që u regjistruan në vetëm 24 orë.

te infektuar

Ndërsa numri total i personave të infektuar ka shkuar në 85,195 persona në mbarë Spanjën.

Media vendase “el espanol” raporton se  Dr. Fernando Simón, drejtor i Qendrës së Alarmit ka rezultuar pozitivë me koronavirus, pas kryerjes së testit të parë.

Ai ka anuluar edhe konferencën për shtyp që kishte parashikuar ditën e sotme. Simone gjithashtu nuk ishte i pranishëm në  mbledhjen e komitetit teknik të qeverisë ditën e sotme dhe në këtë detyrë do ta zëvendësojë Dr. María José Sierra.

Simón ka qenë me simptoma për 24 orë dhe rezultati pozitiv u zbyulua mbrëmjen e së dielës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura